• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trump paditet sërish/ Gjykata pranon kërkesën e prindërve për shtetësinë përmes lindjes

10/07/2025
Trump paditet sërish/ Gjykata pranon kërkesën e prindërve për shtetësinë përmes lindjes

Një gjykatës federal në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi të enjten që të pranojë një padi kolektive nga prindër dhe organizata të ndryshme të cilët kundërshtojnë urdhërin ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Donald Trump, ku thuhet se fëmijët nuk mund të përfitojnë shtetësinë amerikane vetëm sepse kanë lindur në territorin Amerikan.
Gjyqtari Joseph LaPlante dha vendimin për certefikimin e padisë apo e thënë ndryshe për pranimin e saj, duke I lënë kështu administratës amerikane 7 ditë kohë për të apeluar atë. Ky gjykatës theksoi se ndalimi I dhënies së shtetësisë për fëmijët e lindur në Shtetet e Bashkuara përbën një dëm të pariparueshëm.
Iniciuesit e kësaj padie ishin një grua shtatëzanë dhe prindërit e dy foshnjave në SHBA . Më pas kjo padi mori edhe mbështetje nga Unioni amrikan për Liritë Civile dhe organizata të tjera.
Në qendër të debatit mbi këtë urdhër të Trump për ti dhënë fund marrjes së nësnshtetësisë përmes lindjes është Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, i cili garanton nënshtetësinë për të gjithë ata fëmijë që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe I nënshtrohen juridiksionit të këtij vendi. Administrata Trump pretendon se fjalia “i nënshtrohen juridiksionit të saj” lejon mohimin e dhënies së Shtetësisv për fëmijët të cilët kanë lindur në SHBA nga prindër që janë atje me qëndrim Ilegal apo qoftë edhe me vizë turisti.
Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxorri në fund të muajit qeshor një vendimm ku thuhej se gjykatat e ulëta në SHBA nuk mund të pezullonin urdhërat ekzekutiv të presidentit, përvec se nëse bëhej fjalë për padi kolektive ku qytetarët që ngrenë padinë tregojnë se jeta e tyre është në rrezik dhe këto gjykata të ulëta pranojnë padinë apo I certefikojnë atë.
Gjykata e lartë kishte lënë 30 ditë kohë afat përpara se urdhëri I Trump për ti dhënë fund nënshtetësisë përmes lindjes në SHBA të hynte në fuqi, duke iu lënë kështu gjykatave më të ulëta atë që konsiderohej mundësia e fundit, mundësi kjo që u përdor nga një gjykatës në Nju Hempshire.

Related Posts

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Qyteti më i madh në botë po fundoset
Pikante

Qyteti më i madh në botë po fundoset

28/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al