• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trupat e copëtuar të një burri dhe një gruaje gjenden brenda 3 valixheve: Dyshohet se janë çifti i shqiptarëve nga Vlora që u zhdukën në 2015-n

15/12/2020
Trupat e copëtuar të një burri dhe një gruaje gjenden brenda 3 valixheve: Dyshohet se janë çifti i shqiptarëve nga Vlora që u zhdukën në 2015-n

Një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar poshtë, mund të jetë çelësi për identifikimin e dy kufomave (një burrë dhe një grua) të gjetur brenda tre valixheve të gjetura mes Firences, Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Në këto orë karabinierët të koordinuar nga prokurorja Ornella Galeotti, po punojnë për të arritur në një identifikim të saktë të viktimave: një tatuazh, i gjetur në parakrahun e burrit, është një nga elementët kryesorë në dispozicion. Është një dizajn në formë spirance me mbishkrimin e qytetit shqiptar poshtë, shkruan La Repubblica.

Rasti i bashkëshortëve që u zhdukën në 2015

Hetuesit po lidhin këtë informacion me informacionin që përmbahet në dosjet e personave të zhdukur. Njëra nga këto tërhoqi vëmendjen dhe ka të bëjë me rastin e Shpëtim dhe Teuta Pasho, një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare të cilët u zhdukën në Castelfiorentino në nëntor 2015, në rrethana që nuk janë sqaruar kurrë.

Një tjetër detaj që nuk i ka shpëtuar zyrës së prokurorit dhe karabinierëve ka të bëjë me djalin e çiftit, i cili ishte i arrestuar në burgun Sollicciano në kohën e zhdukjes. Raporti i fundit daton në 2 nëntor 2015, me një telefonatë (nga një numër anonim) për vajzën e saj në të cilën gruaja tha se nuk donte t’i përgjigjej askujt.

Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore. Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Raportohet se ata kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por s’kanë më të dhëna për ta.

Sipas asaj që shkruajnë sot mediat italiane një tatuazh si spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe.

Zbulimi i trupave

Në ndërkohë, hetimet po vazhdojnë nga disa anë. Dhe detaje të tjera shqetësuese shfaqen në gjetjet që ndodhën ditët e fundi. Mbetjet, ishin mbështjellë me celofan dhe najlon, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe “të mbrojtura” nga një lloj paketimi. Së pari u gjet një valixhe me trupin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund e fundit, trupi i saj.

Kërkimet në tokën afër Sollicciano

Kërkimet nga karabinierët dhe mjekësia ligjore vazhdojnë në zonën midis burgut Sollicciano dhe autostradës FiPiLi ku u gjetën tre valixhe me disa mbetje njerëzore të copëtuara. Ata janë një burrë dhe një grua, të cilët nuk janë identifikuar ende. Ekzaminimi i ADN-së mund të sigurojë elemente të dobishëm për hetime. Ndërkohë, disa hipoteza tashmë janë duke u bërë. Mbetjet mund të jenë hedhur në nga një makinë që kalonte në autostradë, ose vrasja e dyfishtë mund të ishte kryer në atë vend. Vrasje që mund të ketë gjithashtu motive pasioni. Të gjitha hipotezat janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit.

Vendi ku u gjetën valixhet, në një distancë prej dhjetëra metrash nga njëra-tjetra përgjatë gjurmës së autostradës, i bën hetuesit të supozojnë se ato ishin hedhur nga një makinë në ecje e sipër (me shpejtësi të ulët) në aksin Firence- Pisa-Livorno, drejt Firences.

Në orët e ardhshme, rezultati i autopsisë në trupin e gruas duhet të arrijë, nga i cili priten siguri mbi shkaqet e vdekjes dhe për ndonjë ngjashmëri me atë të burrit, i vrarë sipas mjekut nga një plagë në fyt.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al