Demokracia e Re fitoi sërish zgjedhjet në Greqi me një diferencë prej më shumë se 22% ndaj Syrizës.
Presidenti i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, në deklaratën e tij tha se “ky rezultat zgjedhor është dukshëm negativ për ne”.
Duke qenë se anëtarët e SYRIZA-s vitin e kaluar në maj e kanë zgjedhur atë si kryetar të partisë, sipas Tsipras, do të ftohen të bëjnë të njëjtën gjë edhe në periudhën e ardhshme, për të rivlerësuar atë nëse ai do të qëndrojë në krye të partisë ose do të përzgjidhet dikush tjetër.
“Ishte beteja më e vështirë, por edhe më e bukur zgjedhore që kemi bërë ndonjëherë.
Dua të falënderoj qindra mijëra qytetarë që na nderuan me votat e tyre.
Rezultati i zgjedhjeve është padyshim negativ për ne.
Anëtarët e partisë do të thirren të na gjykojnë të gjithëve dhe të hartojnë strategjinë që i përgjigjet rrethanave të vështira.
Vetëkuptohet se në këtë proces kolektiv krijues të rindërtimit, do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë,” tha ai.









