• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tubi i aspiratorit plot me para, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefen e kabinetit, pastruesen dhe djalin e saj

03/10/2024
Tubi i aspiratorit plot me para, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefen e kabinetit, pastruesen dhe djalin e saj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin. Ish zyrtarja e ministrisë së Financave së bashku me sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi u shpallën fajtorë për “vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim.

Gjykata e Tiranës vendosi dënimin me 2 vite e 6 muaj burgim, ndërkohë, Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, dhe Rozeta Dobi u dënuar me 7 vite burg.

Rozeta dhe i biri shfaqën pendesë gjatë seancës në Gjykatën e Tiranës ku gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, Rozeta Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave dhe tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.

Ngjarja për të cilën u arrestuan ka zanafillën në dhjetor 2022 kur ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa të birit iu sekuestruan disa makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive.

Pas arrestimit Rozeta Dobi vendosi që të bashkëpunojë me drejtësisë, duke pranuar për herë të parë se edhe 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të shtëpisë së saj, i përkasin zyrtares Alda Klosi, ish shefe kabineti e ish-ministrit Arben Ahmetajt.

Kjo dëshmi e saj, bëri që Policia e Tiranës të arrestonte Alda Klosin me tre akuza, ajo e ”pastrimit të parave”, “mosdeklarimi i pasurisë” dhe deklarim i rremë para policisë”.

Dëshmia e pastrueses tjetërsoi të gjithë historinë, që fillimisht u raportua grabitje, ndërsa pas dëshmisë u vërtetua se bëhej fjalë për një inskenim të ngjarjes.

Rozeta Dobi ka treguar se ka bashkëpunuar me Alda Klosin duke e inskenuar si grabitje, pasi zyrtarja ka dashur që t’ia hidhte fajin ish-bashkëshortin, me të cilin pas ndarjes kishte pasur konflikte.

Rozeta thotë se me Alda Klosin kishin një marrëdhënie shoqërore me njëra-tjetrën, që kishte filluar që nga koha kur ajo kishte nisur që të punonte në shtëpinë e saj. E pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënie të mirë shoqërore, sipas Rozetës, Alda i ka thënë që të marrë mijëra eurot nga kasaforta, t’i fshihte në shtëpinë e saj dhe të gjithën ta inskenonte si grabitje.

Ajo që është më e fortë në dëshminë e pastrueses, është fakti që sipas Rozeta Dobit, në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi vinin para me çanta gjatë gjithë kohës, por th se nuk e njihte personin që i sillte ato.

Vendimi:

Më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion”, është vjedhur banesa e shtetases me iniciale A. K. Për kryerjen e kësaj vepre panale, është akuzuar pastruesja e saj me iniciale R. D si dhe djali i kësaj të fundit me iniciale H. D.

Në përfundim të hetimeve paraprake Prokurirsa pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, paraqiti kërkesën, me objekt:

1. Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 9220/2022, kundër:

(i) të pandehurës me iniciale R. D, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhjes ” më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 134/3 – 25 dhe 134/2 të K. Penal,

(ii) të pandehurit me iniciale H. D, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, të parashikuar nga nen1 134/3 – 25 të Kodit Penal,

(iii) të pandehurës me iniciale A. K (Ç), e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal.

2. Pushimin e hetimeve të procedimit penal nr. 9220/2022 për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal, ndaj personit nën hetim A. K (Ç).

I. Në lidhje me kërkesën për pushim si më sipër treguar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, (gjyqtari i seancës paraprake) me vendimin datë 04.03.2024 ka vendosur:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës së prokurorisë.

– Pushimin e hetimeve të procedimit penal nr. 9220 të viti 2022 me person nën hetim A. K (Ç), për veprën penale “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal.

– Kthimin e akteve për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 të Kodit Penal, ndaj personit nën hetim A. K (Ç).

Ndaj këtij vendimi, ka bërë ankim:

-Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka kërkuar ndryshimin pjesërisht të vendimit. Pushimin e hëtimeve për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 të Kodit Penal, ndaj personit nën hetim A. K (Ç).

– Personi nën hetim A. K (Ç), e cila kërkoi prishjen pjesërisht të vendimit. Pushimin e gjykimit për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 të Kodit Penal.

Ankimet e mësipërme janë në pritje për gjykim, pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

II. Në lidhje me kërkesën për gjykim, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është gjykuar çështja penale ndaj tre të pandehurve R. D, H. D dhe A.K (Ç).

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 665, datë 19.03.2024 ka vendosur:

1. Deklarimin fajtore të të pandehurës R. D për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtore të të pandehurës R. D për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

4. Në bazë të nenit 406 të K.Pr. Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurin R. D me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

5.Vuajtja e dënimit i fillon të pandehurës R. D nga data e arrestimit në flagrancë datë 07.01.2023

6. Vuajtja e dënimit të vuhet nga e pandehura R. D në një burg të sigurisë së zakonshme.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. D për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

8. Në bazë të nenit 406 të K.Pr. Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurin H. D me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

9. Vuajtja e dënimit i fillon të pandehurit H. D nga data e ndalimit datë 07.01.2023

10. Vuajtja e dënimit të vuhet nga i pandehuri H. D në një burg të sigurisë së zakonshme.

11. Deklarimin fajtore të të pandehures A. K (Ç) për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

12. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurën A. K (Ç) me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

13. Vuajtja e dënimit i fillon të pandehurës A. K (Ç) nga data e ndalimit datë 07.02.2023.

Ndaj vendimit kanë bërë ankim:

– E pandehura me iniciale A. K (Ç), e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm.

– E pandehura me iniciale R. D, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, dhënien e një dënimi më të butë.

– I pandehuri me iniciale H. D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit. Deklarimin fajtor për veprën penale të “Vjedhjes” dhe aplikimin e nenit 406 të K.Pr.Penale. Në zbatim të nenit 59 dhe 60/9 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e pavuajtur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurin.

Në përfundim të gjykimit, më datë 02.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Fuat Vjerdha dhe anëtare z. Genti Shala dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit Nr. 665, datë 19.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas daljes nga “BBVK”, Klodi rrëfehet nga raportet me Elijonën te planet jashtë reality-show

Pas daljes nga “BBVK”, Klodi rrëfehet nga raportet me Elijonën te planet jashtë reality-show

20/03/2026
Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

Romeo Veshaj thyen heshtjen për ndarjen nga Heidi Baci: “Përfundoi me respekt”

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al