• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turistët nga Kosova “braktisin” Shqipërinë, tani i kalojnë fundjavat në Greqi

13/03/2024
Turistët nga Kosova “braktisin” Shqipërinë, tani i kalojnë fundjavat në Greqi

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Heqja e vizave kë bërë që udhëtimet jashtë shtetit të rriten, por deri tani destinacioni kryesor del të jetë Greqia. Qytetarët e Kosovës muajve të fundit shumicën e fundjavave po i kalojnë në Greqi, konkretisht në Selanik. Për dy ditë të kaluar në këtë shtete rezulton se janë duke shpenzuar goxha shumë para.

Madje, sipas Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), qytetarët e Kosovës për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, po shpenzojnë mbi 1 milion euro.

“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i shtetasve të Kosovës për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për fundjave, për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milion € për konsume, sigurime të makinave dhe blerje”, sipas një studimi të AKB-së.

Sipas AKB-së këto vizita po i bëjnë të mundura edhe ofertat e lira të kompanive turistike.

“Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8 euro”.

Aleanca Kosovare e Biznesit thotë se pas liberalizimit të vizave po përfitojnë disa shtete që tradicionalisht ishin të vizituara nga qytetarët deri rreth viteve 91.

“Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish-Jugosllavinë’.

Ruzhdi Kurtishaj, pronar i një agjencie turistike, ka treguar se udhëtimet e qytetarëve të Kosovës nga 1 janari janë shtuar për më shumë se 100%. Destinacionet sipas tij janë të ndryshme, si Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari e Austri.

“Po e marr shembull Greqinë, pasi është vendi më i frekuentuar. Vitin e kaluar, në këtë shtet kemi udhëtuar një herë në javë me një autobus, ndërsa, aktualisht, udhëtojmë tri herë në javë me gjashtë autobusë”.

Ai thotë se kapaciteti i një autobusi është për 50 deri në 80 udhëtarë, ndërsa bileta kthyese nga Prishtina deri në Selanik – rreth 330 kilometra larg – është 20 euro.

Nëse bëhet llogaritja vetëm me shifrat e kësaj agjencie, i bie që së paku 300 qytetarë udhëtojnë çdo javë drejt Greqisë dhe vetëm për bileta shpenzojnë së paku 6.000 euro. Të dhënat nga Policia e Kosovës, tregojnë se nga 1 janari deri në mësoj e muaji shkurt mbi 1.7 milion qytetarë kanë dalë nga kufiri tokësor i Kosovës, ndërsa kanë hyrë mbi 1.6 milion.

Kurse, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë treguar se ka rritje të numrit të udhëtarëve në dhe nga Kosova. Numri i përgjithshëm në muajin janar ka qenë mbi 287 mijë, krahasuar me mbi 266 mijë sa ka qenë në janar të vitit 2023.

Liberalizimi i vizave, megjithatë, nuk mund të shfrytëzohet për qëllime punësimi, por vetëm vizita turistike. Për punësim në një vend të BE-së duhen vizë dhe leje e posaçme. Kosova ka qenë e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që fitoi të drejtën e lëvizjes së lirë.

Shtetasit nga Kosova zinin 43% të hyrjeve totale në 2023

Shqipëria ka qenë destinacioni kryesor i shtetasve nga Kosova për shkak të afërsisë, por edhe pamundësisë për të udhëtuar në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 nga Kosova kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 43% të totalit të shtetasve të huaj. Këta të fundit në 2023-n arritën rekord, duke e kaluar shifrën e 10 milionë.

Ndërkohë, shumë shtetas nga Kosova nga 1 janari po kryejnë udhëtime turistike edhe përmes Rinasit, kryesisht në qytetet e Italisë, duke u regjistruar në hyrje si turistë që vijnë në Shqipëri!/Monitor

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al