Në shtëpitë disa qindra vjeçare të Gjirokastrës, dhjetëra turistë të huaj gjejnë këto ditë edhe një ofertë tejet të veçantë. Një grup i njohur i isopolifonisë interpreton këngët e vjetra të qytetit.
Këto këngë janë transmetuar ndër shekuj dhe kjo mënyrë të kënduari tashmë është pjesë e Trashëgimisë Botërore të Njerëzimit që mbrohet nga UNESCO.
Korespondenti ynë Raimond Kola ndoqi një nga mbrëmjet e Grupit Argjiro në shtëpinë 300 vjecare të Skëndulatëve dhe përgatiti kronikën në vazhdim.