• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Marrëveshja mes dy vendeve, e cila është zbardhur e plotë nga mediat turke, tregon detajet se si do të funksionojë.

Sipas marrëveshjes, e cila detajohet në Nenin 14 të dokumentit zyrtar, Shqipëria si Përfitues i avionit detyrohet që për një periudhë 24-mujore pas dorëzimit, ose deri në kryerjen e rishikimit të madh teknik të parë (cilado që ndodh më herët), të mbajë në fuqi sigurimin e përgjegjësisë ligjore për avionin me kostot e veta.

Ky sigurim duhet të mbulojë përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës dhe çdo përgjegjësi tjetër ligjore, duke përfshirë edhe mbulimin për përgjegjësi ndaj produkteve. Në marrëveshje thuhet se “ky sigurim do të përfshijë dhuruesin dhe palët e mbrojtura nga përgjegjësia si persona të siguruar shtesë, me një limit të vetëm të kombinuar prej jo më pak se 1.000.000.000 dollarë amerikanë (një miliard USD)”.

Po ashtu, në marrëveshje thuhet se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë përgjegjëse për çështjet teknike, administrative dhe buxhetore lidhur me Aeroplanin. “Për të shmangur çdo paqartësi, Aeroplani nuk do të përdoret për qëllime ushtarake nën asnjë rrethanë”, thuhet në marrëveshje.

Avioni Airbus A319 VIP, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare, ndërsa shpenzimet e transferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke.

Avioni ka një peshë maksimale 75,900 kg, fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P me mbi 7,000 cikle të mbetura secili dhe përdoret shpesh në flota qeveritare e diplomatike, përfshirë vende të NATO-s. Marrëveshja synon të thellojë partneritetin institucional mes Shqipërisë dhe Turqisë, veçanërisht në fushat e aviacionit civil, mbrojtjes dhe bashkëpunimit teknik.

Pjesë nga marrëveshja për sigurimit të avionit

KREU III

Sigurimi

NENI 14-Për një periudhë prej njëzet e katër (24) muajsh pas dorëzimit ose deri në rishikimin e madh të radhës të aeroplanit (cilado prej këtyre që ndodh e para), Përfituesi, me shpenzimet e veta, do të mbajë në fuqi (ose do të sigurojë që çdo blerës, qiramarrës apo operator pasardhës i aeroplanit të mbajë në fuqi) sigurimin e përgjegjësisë ligjore për aeroplanin, i cili mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës, postës, si dhe përgjegjësinë e përgjithshme ligjore ndaj palëve të treta (duke përfshirë mbulimin për përgjegjësinë ndaj produkteve).

Ky sigurim do të përfshijë Dhuruesin dhe Palët e mbrojtura nga përgjegjësia si persona të siguruar shtesë, me një limit të vetëm të kombinuar prej jo më pak se 1.000.000.000 dollarë amerikanë (një miliard USD), dhe Përfituesi do të heqë dorë nga çdo e drejtë e subrogimit kundrejt Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia. Përfituesi do t’i dorëzojë Dhuruesit certifikatat e sigurimit që vërtetojnë se mbulimi është në fuqi gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe polica e sigurimit do të përmbajë dispozitat e mëposhtme:

a. Që sigurimi nuk do të anulohet dhe nuk do të ndryshohet në mënyrë të konsiderueshme para përfundimit të një periudhe prej tridhjetë (30) ditësh nga datu e njoftimit të anulimit ose ndryshimit nga ana e siguruesve, ose para përfundimit të një periudhe prej shtatë (7) ditësh në rastet që lidhen me rreziqe lufte dhe ngjarje të ndërlidhura me to

b. Mbulimi që ofrohet nga polica e sigurimit për secilën nga sët e mbrojtura nga përgjegjësia nuk do të shpallet i pavlefshëm për shkak të ndonjë veprimi apo mosveprimi (përfshirë deklarime të pasakta ose fshehje informacioni) të ndonjë personi ose pale tjetër që shkakton shkelje të ndonjë kushti, afati ose garancie të policës, me kusht që ky veprim apo mosveprim të mos jetë kryer, ndihmuar apo miratuar me dijeni nga ndonjë prej Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

c. Sigurimi duhet të sigurojë mbulim në shkallë botërore.

d. Palët e mbrojtura nga përgjegjësia nuk do të kenë asnjë përgjegjësi për pagesën e primeve të sigurimit, dhe siguruesit heqin dorë nga çdo e drejtë për zbritje, kundërkërkesë apo kompensim ndaj ndonjërës prej Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

e. Sigurimi për përgjegjësi do të përmbajë një klauzolë ndarjeje, me anë të së cilës përcaktohet se secili person i siguruar gëzon të njëjtin nivel mbrojtjeje sikur polica të ishte lëshuar individualisht për secilin, me përjashtim të kufirit maksimal të përgjegjësisë së siguruesit.

f. Sigurimi për përgjegjësi do të jetë sigurim parësor, pa të drejtë kontributi apo kompensimi nga ndonjë sigurim tjetër që mund të jetë në dispozicion të Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

Related Posts

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

26/12/2025
Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I ka refuzuar Yll Limani bashkëpunimin ndonjë artisti për projekt muzikor?

I ka refuzuar Yll Limani bashkëpunimin ndonjë artisti për projekt muzikor?

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al