• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turqia sfidon fuqitë e mëdha?! Nga dronët e luftës te raketat balistike, lind një superfuqi ushtarake

03/08/2025
Turqia sfidon fuqitë e mëdha?! Nga dronët e luftës te raketat balistike, lind një superfuqi ushtarake

Nga raketat hipersonike te dronët luftarakë, Turqia ka përdorur edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar të Mbrojtjes IDEF, i cili u mbajt në Stamboll nga 22 deri më 27 korrik, për të prezantuar risitë më të fundit të industrisë së saj ushtarake. Ndër pajisjet më të spikatura ishte raketa balistike “Typhoon”, e para e këtij lloji e prodhuar nga vetë Turqia.
Panairi mblodhi mbi 900 kompani turke dhe 400 ekspozues të huaj nga 103 vende, duke konfirmuar pozicionin e Turqisë si një aktor madhor në sektorin global të mbrojtjes. Nga një vend importues i armatimit, Turqia është transformuar në një fuqi të re ushtarake në harkun e dy dekadave të fundit.
Në vitin 2024, me një buxhet të mbrojtjes prej 25 miliardë dollarësh një rritje prej 12% krahasuar me vitin e mëparshëm Turqia u rendit në vendin e 17-të në botë për shpenzime ushtarake. Ndërkohë, eksportet turke të armëve u rritën nga 1.9 miliardë dollarë në vitin 2014 në 7.15 miliardë në 2024, me klientë nga Europa, Lindja e Mesme e më gjerë.
Dronët turq dominues në fushëbetejë, nga Libia në Ukrainë
Suksesi më i madh i industrisë turke të mbrojtjes është pa dyshim sektori i dronëve, që përbën rreth 25% të eksporteve totale ushtarake të vendit. Sipas institutit amerikan Center for a New American Security, Turqia është aktualisht eksportuesi më i madh në botë i dronëve ushtarakë.
Dronët e prodhuar nga kompania Baykar e drejtuar nga dhëndri i presidentit Recep Tayyip Erdoğan, si TB2 dhe Akinci, si dhe modeli Anka i prodhuar nga Turkish Aerospace Industries, kanë dëshmuar efektivitet në luftëra si në Libi dhe në Azerbajxhan. Ata janë më pas porositur nga vende që dikur kundërshtonin ndikimin turk, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Ukrainën.
Në vitin 2022, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve, Emiratet morën 20 dronë të armatosur nga Baykar dhe premtuan blerjen e 100 të tjerëve pikërisht ata që kishin ndihmuar në zmbrapsjen e forcave të Khalifa Haftar në Libi, të cilin ata e kishin mbështetur më parë. Sot, projekte të përbashkëta po zhvillohen me grupin emiratas EDGE, ndërsa bisedimet për bashkëprodhim po zhvillohen edhe me Arabinë Saudite dhe Egjiptin.
Pajisje ushtarake përtej dronëve
Industria ushtarake turke është zgjeruar edhe përtej dronëve. Tani përfshin tanke si “Altay”, krahasueshëm me “Leopard”-in gjerman avionin luftarak të padukshëm KAAN si alternativë ndaj F-35 amerikan, dhe anijen amfib “TCG Anadolu”, e aftë të dislokojë dronë dhe helikopterë.
“Turqia përdor industrinë e saj të mbrojtjes jo vetëm për të përmbushur nevojat e brendshme, por edhe si instrument diplomatik për të riformësuar ekuilibrat në rajon,” shpjegon Batu Coşkun, analist i mbrojtjes dhe politikës së jashtme turke.
Në maj, presidenti Erdoğan deklaroi: “Është e qartë se siguria e Evropës nuk mund të mendohet pa Turqinë sidomos pa industrinë tonë të mbrojtjes”. Ministri i Financave Mehmet Şimşek shtoi: “Evropa pritet të shpenzojë 800 miliardë euro për mbrojtjen. Turqia është ndër të paktët vende që mund të kontribuojë në këtë përpjekje”.
Përfitime strategjike nga përçarjet me aleatët perëndimorë
Rritja e industrisë turke të mbrojtjes është nxitur në pjesë të madhe nga tensionet politike me partnerët tradicionalë perëndimorë. Eksperti Ömer Özkizilcik nga Atlantic Council thekson se përplasjet me BE-në dhe SHBA-në si embargot pas ndërhyrjes në Qipro më 1974, ndalimet e eksportit nga Gjermania në vitet ’90 dhe sanksionet pas blerjes së sistemit rus S-400 në 2020, e kanë shtyrë Turqinë të fokusohet te vetë-mjaftueshmëria.
Sot, rreth 3 mijë kompani turke operojnë në sektorin e mbrojtjes, duke prodhuar një gamë të gjerë armatimesh tokësore, ajrore dhe detare. “Të gjitha sistemet prodhohen sipas standardeve të NATO-s, çka i bën tërheqëse për shumë vende,” thekson Özkizilcik.
Marrëveshje ndërkombëtare dhe ambicie rajonale
Bashkëpunimet me partnerë ndërkombëtarë janë shtuar ndjeshëm. Baykar ka hyrë në partneritet me kompaninë italiane Leonardo për të hyrë në tregun europian të dronëve. Turkish Aerospace ka firmosur një marrëveshje me Airbus dhe kompani spanjolle për bashkëprodhimin e avionit Hurjet, një hap i madh për industrinë turke.
Arabia Saudite ka shprehur synimin për të prodhuar 50% të armatimit të saj brenda vendit deri në vitin 2030 dhe po kërkon ndihmën e kompanive turke si ASELSAN dhe ASFAT. Një marrëveshje e mbrojtjes, me vlerë 6 miliardë dollarë, është në diskutim dhe përfshin dronë, anije luftarake, tanke dhe bashkëpunim në prodhimin e avionit luftarak KAAN.
Ndërkohë, marrëdhëniet me SHBA-ve po përmirësohen. Ambasadori amerikan Thomas Barrack deklaroi më 29 qershor se Kongresi është i gatshëm të rishqyrtojë pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve F-35.
Një shtyllë e sigurisë europiane?
Ankaraja duket se ka rifituar peshën e saj në Evropë. Në kuadër të Panairit IDEF, Gjermania thuhet se hoqi veton për blerjen e 40 avionëve Eurofighter Typhoon nga Mbretëria e Bashkuar një avion i prodhuar nga konsorciumi që përfshin edhe Italinë e Spanjën. Ndërsa bisedimet për anëtarësim në BE mbeten të ngrira, Turqia po thellon lidhjet me strukturat e sigurisë evropiane. Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ish-drejtor i shërbimit sekret, merr pjesë rregullisht në forumet e sigurisë të BE-së.
Në Siri, Turqia vazhdon të ketë ndikim vendimtar, duke ofruar trajnim dhe mbështetje për rindërtimin e ushtrisë së re siriane. “Produktet turke të mbrojtjes po përdoren për të forcuar lidhje të reja, për të zgjeruar ndikimin rajonal dhe për të pozicionuar Turqinë si një shtyllë të sigurisë në rajon,” përfundon Batu Coşkun.

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al