• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turqit detin, grekët ajrin: Gabimi fatal i Ankarasë, si po shkon rivaliteti për jetë a vdekje në Mesdhe

09/09/2024
Turqit detin, grekët ajrin: Gabimi fatal i Ankarasë, si po shkon rivalitet për jetë a vdekje në Mesdhe

Marrja në dorëzim e nëndetëses T-214 nga Flota turke disa ditë më parë nxiti shqetësime në Greqi sa i përket ruajtjes së balancës ushtarake mes dy rivalëve të mëdhenj në Mesdhe, Turqisë dhe Greqisë.

Grekët zotërojnë prej vitesh këtë nëndetëse, e cila është versioni për eksport i gjermanëve për këtë kategori nëndetësesh, megjithatë pasiguria është rritur për shkak të investimevetë mëdha turke në drejtim të prodhimit të anijeve ushtarake.

Marina greke nuk është e shqetësuar për nëndetëset në fjalë pasi tani zotëron katër prej tyre, ndërkohë që turqit kanë vetëm një, megjithatë problemi nis në sipërfaqen e detit ku grekët kanë fregata të vjetëruara, kurse turqit kanë prodhuar tashmë anijet e tyre.

Aktualisht, turqit kanë 17 fregata, kurse grekët 12 të tilla dhe janë në pritje të përmbushjes së kontratës me Francën për marrjen e katër fregatave “Belhara” dhe 2 të tjera “Lafayette”, të cilat mund të balancojnë disi turqit sa i përket flotës detare.

Situata është krejtësisht në favor të grekëve në ajër. Ndërkohë që turqit janë përjashtuar nga projekti i avionëve F-35 për shkak të blerjes së sistemeve S-400 nga Rusia, grekët kanë mbyllur marrëveshjen për blerjen e avionëve francezë “Rafale”, të cilët janë të gjeneratës 4.5 dhe sfidojnë tërësisht në ajër avionët F-16 dhe F-4 Phantom që ka Turqia.

Turqit kanë kërkuar rikthimin në projektin F-35 duke premtuar magazinimin e sistemeve S-400, por vendimi për rikthimin duhet të merret nga Senati Amerikan dhe kjo kërkon kohë dhe mjaft lobim. Madje, edhe nëse Turqia rikthehet në këtë projekt, duhet të presë gjatë për marrjen e avionëve pasi ka shumë porosi nga shtete të tjera para.

Gjithashtu, grekët kanë bërë përmirësime të ndjeshme në avionët F-16 të tyre duke i modernizuar deri në nivelin “Viper”, kurse turqit tani po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me amerikanët për modernizimin e avionëve të tyre F-16.

Turqit nga ana tjetër kanë investuar ndjeshëm në dronë duke numëruar tani 220 dronë të armatosur deri tani, ndërkohë që grekët kanë vetëm 37 dronë, me teknologji të vjetëruar.

Ushtria turke ka investuar ne drejtim të raketave të drejtuara, për përdorim në det dhe në tokë. Testet për raketën “Atmaca” dhe “KaraAtmaca” po vijojnë me sukses dhe grekët janë seriozisht të shqetësuar në këtë drejtim.

Sa i përket forcave tokësore, Turqit dhe grekët mbështeten te tanket gjermane “Leopard1” dhe “Leopard2”, ndërkohë që janë të pakrahasueshëm sa i përket numrit të ushtarëve.

Problemet e ushtrisë turke aktualisht lidhen me politizimin e saj, angazhimin në ftonte të tjera siç është Siria, dhe largimin e madh të mijëra drejtuesve gjatë viteve të fundit, sidomos pas 15 Korrikut.

Related Posts

Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Plagosja me armë në Mashkullorë, arrestohet autori

24/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë, vajza denoncon në polici zhdukjen e babait të moshuar

24/02/2026
Motori del nga rruga, aksidentohet 46-vjecari në rrugën Ura e Leklit-Çarçovë
Kryesore

Motori del nga rruga, aksidentohet 46-vjecari në rrugën Ura e Leklit-Çarçovë

24/02/2026
Aksident në Memaliaj, ndërron jetë 68-vjeçari (Emri)
Kryesore

Shoferi i dehur në timon, aksident në Memaliaj

24/02/2026
Me armë pa leje në shtëpi, ndalohet 39-vjeçari nga Përmeti
Kryesore

Dyshohet se falsifikoi regjistrat e gjendjes civile në Memaliaj, nën hetim vajza nga Përmeti

24/02/2026
Zbulohet kanabis në Memaliaj, arrestohet 41-vjeçari
Kryesore

Borxhi i pashlyer, i riu nga Memaliaj rrëmben një makinë

24/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chris Hemsworth shpjegon pse u largua nga Los Angeles për t’u vendosur në Australi

Chris Hemsworth shpjegon pse u largua nga Los Angeles për t’u vendosur në Australi

25/02/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia

Plagosja me armë në Mashkullorë, arrestohet autori

24/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al