Fredi Beleri ka marrë leje për të shkuar në Strasburg dhe për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian. Ai do të fluturojë për në Athinë të hënën në mëngjes dhe më pas do të transferohet në Strasburg shkruan ERT. Më parë, Rama mohoi lejen për Belerin për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës me pretekstin se kjo nuk parashikohej në ligj. Belerit iu dha leje për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes së tij para se të jepej vendimi, por kur Këshilli Bashkiak e priste për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakut, nuk u lejua të dalë nga qelia.









