• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Tym i bardhë” për disa e “tym i zi” për të tjerë, Rama shpall nesër qeverinë e re

10/09/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë

Ora 10:00 e të enjtes do t’i gjejë të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese.

Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 maj.

Ky do të jetë edhe momenti i shumëpritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.

Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.

I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar.

Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do t’i drejtohen parlamentit për tu betuar.

Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.

Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist.

***

Nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama, mbledhja e parë e grupit të ri parlamentar socialist do të mbahet me 11 shtator.

Burime nga PS i thane gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se kjo mbledhje parashikohet të mbahet menjëherë pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Kjo do të jetë hera e parë kur të 83 deputetët socialist dalë nga 11 Maji do të ulen të gjithë bashkë për të marrë direktiva nga Edi Rama.

“Do të jetë një mbledhje me karakter organizativ”, tha i njëjti burim nga PS.

Mbajtja e kësaj mbledhje parashikohet rreth orës 13:00.

Kjo përkon me të njëjtin orar kur në selinë blu doktor Berisha do të zhvilloj mbledhjen e parë te grupit parlamentar.

Paraditen e së enjtes deputetët socialist do të mësojnë se kush do të jetë kreu i grupit të tyre parlamentar.

Në ditën në vijim pritet të caktohen edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga socialistët. (TCH)

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al