Neymar-Santos, tashmë është zyrtare, me palët që gjetën akordin për të rinovuar kontratën deri më 31 dhjetor 2026. Ky ishte një lajm që tifozët në Brazil e prisnin prej kohësh, mbi të gjithë tifozët e Santos, me legjendën braziliane që i qëndron besnik klubit ku u bë i famshëm.
Neymar ishte përcaktues në sezonin që sapo u mbyll, ku edhe pse kishte probleme me gjurin qëndroi në fushë duke shpëtuar ekipin nga rënia.
Në rikthimin e tij te Santos, Neymar luajti 28 ndeshje në total në të gjithë turnet, afro 2 mijë minuta, ku shënoi 11 gola dhe dhuroi 4 asiste.








