• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U arrestuan duke vjedhur shtëpinë e futbollistit, shqiptarët në Angli: Mirë bëtë që na kapët, se këtu është shumë ftohtë

19/10/2023
U arrestuan duke vjedhur shtëpinë e futbollistit, shqiptarët në Angli: Mirë bëtë që na kapët, se këtu është shumë ftohtë

Dy emigrantë ilegalë shqiptarë që u kapën gjatë tenativës për të vjedhur vilën luksoze prej 1.5 mln paundë të një futbollisti në Angli do të burgosen e më pas dëbohen nga vendi, teksa i kishin thënë policisë me ironi: “Shumë mirë bëtë që na kapët, sepse këtu është shumë ftohtë për të qëndruar”.

23 vjeçari Sebastiano Gjoni dhe 26 vjecari Skelidano Koliqi, u arrestuan pasi kishin hyrë në një shtëpi në zonën e vilave të futbollistëve në Cheshire, gjatë të ftohtit të janarit që shkoi.

Policia u sinjalizua për vjedhjen kur rezidentët që gjendeshin në shtëpi telefonuan në numrin e emergjencës 999 pasi dëgjuan zhurma në banesë rreth orës 21.00

Ata më pas kishin thërritur ‘Grabitësit, grabitësit’ dhe ishin mbyllur në një dhomë derisa pas 13 minutash erdhën oficerët dhe kapën të akuzuarit teksa hynin brenda shtëpisë.

Në gjykatë iu tha se Gjoni e Koliqi kishin hyrë ilegalisht në Britani me shpresë të gjenin punë por pasi u kapën nga policia 23-vjeçari kishte komentuar: “Bëtë mirë që na kapët. Është shumë ftohtë këtu, nuk kishim ku të rrinim.”

Me sa u kuptua Gjoni e Koliqi kishin ardhur aty nga baza e tyre 200 km larg në Harringay, në veri të Londrës, por nuk e kishin menduar se do të gjenin njerëz në shtëpi.

Policia zbuloi se Gjoni i cili fliste italisht, gjermanisht e anglisht, kishte kryer një tjetër vjedhje banese disa ditë më herët në një banesë aty pranë.

Në banesë ata kishin marrë një vlerë prej 1000 paundë në bizhuteri e sende luksi teksa nuk kishin gjetur pronarët në shtëpi.

Gjykata e Chester burgosi Gjoni me 28 muaj ndërsa dhe 18 muaj për Koliqi të cilët tani presin depërtimin në Shqipëri.

Prokurori Patrick Gartland, tha se viktimat e moshuara të grabitjes ishin mbyllur në dhomën e gjumit kur dëgjuan grabitësit dhe nisën të jepnin alarmin sa mundnin.

“Gjoni tha në polici se nuk donte të lëndonte njeri dhe ishte i kënaqur që u kapën pasi ishte shumë ftohtë atë natë dhe nuk kishin ku të shkonin”.

Koliqi tha se punonte në ndërtim kur gjente punë për rreth £50 – £60 paundë në ditë dhe se jeton ilegalisht në vend prej vitit 2018.

Duke dhënë dënimin gjykatësi Patrick Thompson tha: “Të zotët e shtëpisë u tmerruan nga të huajt që i hynë në shtëpi. Ju do të kryeni dënimin dhe me shumë gjasa më pas do të deportoheni ne Shqiperi”.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al