Amir Rrahmani ishte mungesa e madhe e Kosovës në sfidën kundër Suedisë, por tashmë pasojat e atij dëmtimi të pësuar kundër Zvicrës do t’i vuajë Napoli dhe Antonio Conte.
Kapiteni i Kosovës pësoi një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së djathtë dhe nuk do të jetë në dispozicion të Napolit për sfidën e fundjavës kundër Fiorentinës. Rrahmani me shumë mundësi sipas mediave italiane nuk do të jetë as për sfidën e parë në Champions League kundër Man.City.
Sipas të gjithë gjasave do të bashkohet me grupin për takimin kundër Pisas më 22 shtator.
(BalkanWeb)








