Një tjetër qytetar nga Saranda i dyshuar si i prekur nga koronavirusi ka rezultuar negativ. Rezultati ka ardhur mëngjesin e djeshëm nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Nga 23 tampone të marrë deri tani në Sarandë, të gjithë rezultojnë negativë. Rasti i fundit shkaktoi jehonë në qyteti pasi personi i dyshuar fillimisht tentoi të shkonte në shtetin grek për t’u trajtuar në spital, por u ndalua nga të dy anët e kufirit.