Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 muaj burg në Britani, pasi u kap në një fermë kanabisi atje.
Bëhet fjalë për shtetasin Ismail Tota, i cili punonte si ‘ujitës i bimëve’ në një fermë kanabisi. Sipas medieve të huaja, i riu ishte rekrutuar nga dy shqiptarë të tjerë.
Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia britanike gjeti dhe sekuestroi 63 bimë kanabisi me vlerë mbi 256 mijë paund.Ai tha para gjykatësit se: “U kisha para borxh dhe u kërcënova nga dy burra se mund të lëndonin familjen time në Shqipëri.
Para katër javësh kam ardhur në Britani dhe nuk kisha ku qëndroja. Nuk e dija që ishte drogë, më thanë vetëm që do ujisja bimët”.









