• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U kthye në banesë të merrte për të ngrënë, gjeti prindërit dhe vëllezërit të pajetë. Çfarë tregoi në polici shoku grek i djalit shqiptar

04/03/2022
U kthye në banesë të merrte për të ngrënë, gjeti prindërit dhe vëllezërit të pajetë. Çfarë tregoi në polici shoku grek i djalit shqiptar

Ka dalë në dritë për herë të parë e detajuar dhe e qartë se si u zbulua krimi monstruoz që ndodhi ditën e mërkurë (dje) në Andravida, zonë e Iliada në Pyrgos, Peloponez në Greqi. Argjirolajm.net ju sjell detajet e plota dhe të konfirmuara nga policia dhe grupi hetimor grek.

Të mërkurën në orën 14, Mihali 12 vjeçar, del nga shtëpia ku jetonte me 2 vëllezërit, Aliun 3 vjeçar, Edin 2 vjeç, nënën e tij Marije Dosku, 37 vjeçar dhe njerkun 32 vjeçar, Armando Kloci. Ai i thotë nënës se do dilte të luante me një shok moshatar të lagjes. Dhe ashtu bëri. Mori biçikletën dhe doli. Shoku i Mihalit rrëfeu për mediat greke çfarë ndodhi më pas:

“Kaluan disa orë dhe aty nga ora 19, Mihali më thotë, hajde ikim te shtëpia ime se dua të marr diçka për të ngrënë. I ra derës, por askush nuk u përgjigj. Më tha, po futem nga dritarja. Papritur më thërret, shpejt hajde shpejt se diçka ka ndodhur moj nëna ime.

Futem dhe unë nga dritarja, kontrollojmë shtëpinë dhe shohim fëmijën e vogël Edin në krevat fëmijësh dhe menduam se po flinte”, thotë ai dhe vazhdon:

“Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por asnjë tjetër nuk pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli jashtë duke mbajtur vëllain e tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë…” përfundon dëshmia e shokut të Mihalit.

Kur Mihali ka dalë në rrugë, ka bërtitur për ndihmë. Ai nuk e dinte se Edi kishte vdekur. Kalimtarët që u afruan e panë se fëmija ishte si i ngrirë dhe kuptuan se nuk jetonte. Megjithatë thirrën autoambulancën e cila e dërgoi në spital ku fëmija u shpall i vdekur.

E ndërsa ndodhte kjo, në banesën e familjes Kloci mbërriti policia. Ajo konstatoi shpejt, se në shtëpi, kishte të tjerë viktima. Në pjesën e pasme të shtëpisë, gjendej një rimorkio makine. Pranë saj ndodhej mbuluar në tokë, mbështjellë me çarçaf, djali tjetër, Aliu 3 vjeçar, i vdekur.

Brenda në rimorkio, gjendeshin trupat e Marijes dhe Armandos. Policia konstatoi se burrë e grua ishin vrarë me armë zjarri, kurse fëmijët ishin mbytur me duar.

Në banesë u pa se energjia elektrike ishte jashtë funksionit. Kërkimet e bëra, çuan në dyshimin e fortë se vrasësi ishte një burrë 57 vjeçar, baba i dy fëmijëve, fqinjë me familjen e masakruar, ose djali i tij.

Në fakt që të dy mungojnë dhe nuk gjenden. Hetimi nxori se mes fqinjëve kishte pasur kohët e fundit debate për mosmarrëveshjet financiare në lidhje me qiranë që paguante familja shqiptare te greku që ishte pronar shtëpie.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al