• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“U la qëllimisht të digjej”, Tare flet për zjarrin në godinën historike në Sarandë

06/04/2024
“U la qëllimisht të digjej”, Tare flet për zjarrin në godinën historike në Sarandë

“Bar Lulishtja” godina historike në qytetin e Sarandës, u shkrumbua këtë të premte. Studiuesi Auron Tare, dëshmitar në vendngjarje, ka zbuluar detaje të pathëna nga ngjarja. Ai tha se fillimisht mori flakë një kioskë e braktisur ngjitur me godinën historike, ndërkohë që zjarri u neglizhua qëllimisht sipas tij.

”Fatkeqësisht unë isha aty, se po dilja nga banka, kur mori zjarr një kioskë e braktisur ngjitur me godinën historike. Duke qenë se ndalova dhe e pashë që në fillesë, mendoj me aq modesti sa mund të kuptoj unë, se zjarri ishte jo vetëm i qëllimshëm por ndërhyrja ishte e mangët. Nuk mori zjarr godina, por mori kioska ngjitur dhe kishte goxha deri te 20 minuta kohë për ta shuar.

Duke qenë se është në qendër zjarri do të ishte shuar menjëherë nëse do të kishte një lloj bonsensi për ta shpëtuar atë godinë historike. Ishte shumë interesante, banorët e vjetër të qytetit që u mblodhën ishin gati duke qarë, sepse janë njerëz që kanë shumë lidhje emocionale me godinën. Ajo ka qenë godina e ish-konsullatës italiane. Ndërkohë që këta të ardhurit, më të rinj, me tuta dhe me atlete, qeshnin dhe thoshin iku dhe kjo”, tha Tare në Euronews.

E njohur si “Bar Lulishtja” gjatë periudhës së komunizmit dhe deri në ditët e sotme, godina në pronësi të bashkisë Sarandë, ka shërbyer në vitet 1920-1930 si Agjencia Konsullore Italiane. Godina kishte si status marrëdhëniet konsullore dhe diplomatike me Italinë me juridiksion Jugun e Shqipërisë. Godina ishte e vendosur në Sarandë për shkak të portit dhe marrëdhënieve tregtare të qytetit, por dhe të gjithë zonës së jugut.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al