• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U njohën në facebook, shqiptari udhëtoi drejt Athinës të takonte greken, por humbi jetën

10/03/2018
U njohën në facebook, shqiptari udhëtoi drejt Athinës të takonte greken, por humbi jetën

Policia greke zbardh vrasjen e një shqiptari pas 6 vitesh. Zbardhja e vrasjes është arritur pas hetimeve me anë të Facebook-ut. Ky është një rast i pazakontë që dëshmon mënyrën më tipike që gjurmët elektronike në mediat sociale mund të çojnë në zgjidhjen e krimeve të rënda, si rasti në fjalë.

“Protothema” greke shkruan se rasti ka të bëjë me vrasjen e një 29 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i cili mëngjesin e 21 shtatorit të vitit 2012, u plagos rëndë dhe më pas vdiq në Athinë. Viktima u gjet i pajetë në pjesën e shoferit, më plagë të forta të marra nga arma e zjarrit. Sakaq, sipas asaj që kanë zbardhur hetuesit, makinës i’u ofrua një motor me dy persona, njëri prej të cilëve e qëlloi atë me armë.

Vrasësi është një 38-vjeçar shqiptar, i burgosur tashmë, ndërsa drejtuesi i motorit ende nuk është identifikuar.

Po ashtu, bashkëpunëtore konsiderohet edhe një 28 vjeçare greke, e arrestuar tashmë. Ndërsa gjithçka ka nisur me anë të një bisede në rrjetin social Facebook. Sipas hetuesve viktima kishte shkuar në Greqi për të përmbushur premtimin e një vajze që kishte njohur nëpërmjet Facebook dhe ditën e krimit kishte shkuar në zonën Peristeri, në Athinë për takimin që kishin rënë dakord më herët. Vajza kishte ngritur profile të rreme, nëpërmjet trajnimeve që kishte marrë nga 38-vjeçari shqiptar, i cili mbahet në burgun e Koridallos dhe i fajësuar në të kaluarën për një mori krimesh, duke përfshirë vrasje, dy tentativa për vrasje, përfshirje në organizata kriminale, grabitje, vjedhje dhe posedim armësh. 

E vetmja mundësi që kishte për të takuar 29-vjeçarin ishte ai përmes Facebook, në mënyrë që ta tërhiqte atë nga Shqipëra në Greqi me synim për ta vrarë. Ajo ishte lidhur me të riun shqiptar edhe nëpërmjet chat-it vendosi edhe datën e takimit sipas rekomandimeve të dhëna nga 38- vjeçari. Kur mëngjesin e 21 shtatorit 2012 arriti të bindë atë për të zhvilluar takimin jashtë një klubi nate në zonën Peristeri, 29 vjeçari kaloi kohë duke pritur në makinë, derisa erdhi vrasësi i tij.

Efektivët e policisë për 6 vite me radhë po përpiqeshin të zgjidhnin enigmën. Duke ndjekur gjurmët elektronike, përmes rrugëve të mediave sociale, ata arritën deri tek 38 vjeçari si autori i vrasjes dhe mbylljen përfundimtare të çështjes.

Related Posts

“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…
Kryesore

“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…

11/04/2026
Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!
Kryesore

Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Për ju që e humbët, ky banor u largua mbrëmë nga “BBVA”

Sonte spektakli vendimtar i BBV: kush shkon në finale?

11/04/2026
Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al