Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, pasi një pedagog ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Viktima është pedagogu i Universitetit të Korçës dhe drejtori i Gjimnazit grek jopublik në këtë qytet “Platon”. Dion Tushi, 49-vjeç mësohet se ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij aksidentalisht, pasi ka pësuar hemorragji të brendshm. Tushi u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e dëmtimeve.