Një grua rreth 60-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit”, në Gjirokastër. Gruaja e identifikuar si Aksinja Lulo ka ndërruar jetë. Aktualisht nuk dihet nëse është një ngjarje aksidentale apo një tentativë për vetëvrasje. Forcat policore ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi Policise
Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









