• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U shkarkua nga vettingu, prokurori i Sarandës kërcënon komisionin: Do ju çoj në burg…

09/04/2019
U shkarkua nga vettingu, prokurori i Sarandës kërcënon komisionin:  Do ju çoj në burg…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi sot të shkarkojë nga detyra kreun e Prokurorisë në Sarandë, Edison Ademi. Në seancën dëgjimore, zhvilluar më 5 prill, ILDKPI konstatoi se subjekti kishte deklarime të pasakta, ndërsa rezultonte të kishte fshehje të pasurisë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash.

Në seancën dëgjimore, Ademi u shpreh se një i denuar për trafik droge i afërm me një prej anetarëve të komisionit ka bërë çmos që rezultatet ndaj tij ndryshohen e të manipulohen. Dhe se ai vetë do e hetonte e do i shkonte deri në fund kësaj cështjeje.

Ndërkohë në përfundim të seancës së sotme, prokurori Ademi replikoi me trupin gjykues të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulezim Hamitaj dhe Fildes Shuli. “Do të përballeni me mua, kjo punë nuk mbaron këtu. Mbajeni mend po nuk iu çova në burg.” mësohet të jetë shprehur Ademi.

Në seancën dëgjimore, ILDKPKI konstatoi se subjekti i rivlersimit ka bërë deklarime të pasakta, rezulton të ketë fshehur pasurinë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash. Ademi ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 130 m2 në Vlorë, të blerë në vitin 2012 për 45 mijë usd.

Si burim të ardhurash ai ka paraqitur shitjen e një banese të prindërve dhe një kredi 30 mijë usd. Kjo pasuri është deklaruar rregullisht nga subjekti. Por ka pasur paqartësi për një apartament banimi në lagjen “1 maji” në Vlorë të porositur tek “H shpk” në 2002, por që është prishur në vitin 2003. Nuk është deklaruar në 2003.

Sipas analizës financiare, rezulton se ka pasur aftësi financiare. Nga hetimi rezultoi se subjekti ka pasur mundësi për blerjen e pasurisë 45 mijë usd. Ai rezulton të ketë blerë sende dhe mobilje me një vjerë prej 800 mijë lekësh, për të cilat nuk është deklaruar në deklaratën e vettingut.

Në 2005 rezulton që ka marrë kredi 700 mijë lekë për mobilim. Analiza financiare tregon se shuma është e justifikuar. Rezulton të ketë deklaruar edhe një automjet “Benz” në vitit 2004, të cilin thuhet se e ka shkëmbyer me një mjet të vitit 2003.

Po në deklaratat periodike subjekti ka deklaruar në vitin 2012 një “Benz” me vlerë 800 mijë lekë. Rezulton se nuk ka pasur mundësi ta blejë. Subjekti ka deklaruar se e ka pasur dhuratë nga vëllai, me kontratë noteriale.

Në vitin 2007 është deklaruar një “Opel” 155 mijë lekë. Subjekti nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen. Po ashtu nuk rezulton i deklaruar një mjet “Golf” 1 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe 3 llogari bankare, për të cilat nuk ka dyshime. Këtu përfshihet një shumë 10 mijë euro cash, kursime dhe emigracion.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk ka paraqitur prova për të ardhurat e ligjshme të vëllait 2003-2015. Subjekti ka pretenduar se shpenzimet e vëllait janë më të ulëta se standardi i llogaritur nga ILDKPI dhe KPK.

Lidhur me të ardhurat e përfituara nga vëllai në vitin 2016 subjekti ka paraqitur dokumente. Në deklaratën e vettingut subjekti ka paraqitur dhe qiramarrjen e një sipërfaqeje prej 5 mijë m2 në Nartë, Vlorë, me një kontratë 99 vjeçare, mes tij dhe Komunës qendër, Vlorë. Sipas KPK në këtë rast ka konflikt interesi. Subjekti ka paguar të gjitha detyrimet e kontratës. Ligji ndalon prokurorët të lidhin kontrata me subjekte publike. Subjekti ka pretenduar se në tokën e marrë me qira nuk janë kryer investime dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al