• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U tha se ishin shqiptarë, por hetimet për ekzekutimin e bosit të mafias greke zbulojnë diçka tjetër

15/05/2022
U tha se ishin shqiptarë, por hetimet për ekzekutimin e bosit të mafias greke zbulojnë diçka tjetër

Hetimet e autoriteteve greke pretenduan në fillim se ekzekutimi i bosit grek të trafikut të drogës Giannis Skaftourou ishte kryer nga shqiptarë.

Duke iu referuar dëshmive të të afërmve të grekut, autoritetet deklaruan se kishte gjasa që autorët të ishin nga Shqipëria, por tani së fundmi duke analizuar zërin që e kishin thirrur autorët Giannis Skaftourousin bëhet e ditur se autorët mund të jenë nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, konkretisht Gjeorgjia. Hetuesit kanë analizuar zërin teksa ka thirrur “Xho, Xho” jashtë shtëpisë. Nga dëshmitë e të afërmëve që u gjendën në oborrin e shtëpisë së Giannis Skaftouros në Skourta, del se njëri dhe kryesori nga tre ekzekutorët e tij teksa ka shqiptuar fjalët greke, kishte një theks që i përngjasonte një personi nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik, me shumë mundësi Gjeorgjia, shkruajnë mediat greke.

I ashtuquajturi “gjeorgjian” ishte ai që kishte hyrë në oborrin e shtëpisë dhe u kishte kërkuar të gjithëve në greqisht të binin përtokë, së bashku me autorët e tjerë ka thirrur “Xho, Xho”. Pasi motori i la në rrugë dy nga vrasësit u përballën me një fermer, i afërm të viktimës, të cilit tentuan t’i rrëmbenin makinën e fermës për t’u arratisur. Në dëshmitë e gjashtë personave theksohet se greqishtja e folur nga autorët gjatë vrasjes dhe në tentativën për të sekuestruar automjetin, ishte me theks të huaj. Fillimisht kishte të dhëna se ata flisnin gjuhën shqipe, por më vonë dëshmitë dhe veçanërisht dëshmia e burrit që ishte ballë për ballë me njërin prej tyre, i referohej drejtpërdrejt një personi nga Gjeorgjia, pasi kishte kontakte me persona të kësaj kombësie dhe e dinin shqiptimin e fjalëve të tyre kur flisnin greqisht.

Theksi i huaj i të paktën njërit prej ekzekutorëve të “Xha Xhoit” është shfaqur në vrasjen me pagesë të Manolis Karagiannis, të quajtura “Sambrela”, “Karafla” apo “Daizi”, në vitin 2018 në P. Faliro dhe Dimitris Malamas, në 2019 në Çaidar. Sipas policisë greke, vrasja mund të ketë ardhur nga drejtuesit e rinj të mafia greke. Ata nuk e përjashtojnë që “xhaxha Xho” të jetë një nga viktimat e fundit të “brezit të vjetër” të mafies greke, teksa në katër vitet e fundit janë regjistruar 24 vrasje të cilat mund të vijnë nga bosët e rinj. Në mjetin bujqësor që autorët tentuan të sekuestrojnë janë gjetur gjurmë gishtash për të cilat nuk është sqaruar nëse ndonjëra prej tyre është e përbashkët me ato të gjetura në motor por mund të ndihmojë në fazën e ardhshme të hetimit. Lidhur me motivin e autorëve të ekzekutimit të “xhaxhit Xho”, zyrtarët theksojnë se bosi grek merrej me kontrabandën e naftës.

Në fakt, në nëntor të vitit 2019, në kuadër të një hetimi të Drejtorisë së Policisë Financiare, u zbulua se cisternat në pronësi të tij po transportonin lëndë kontrabandë nga Bullgaria në një rrjet prej 24 pikash në Greqi. Një prej njerëzve të bosit grek Giannis Skaftouros në këtë kompani u arrestua në Aspropyrgos teksa kontrabandonte naftë. Gjithashtu trafikanti grek merrej edhe me kontrabandën e cigareve dhe trafikimin e kokainës.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al