• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U tha se ndërroi jetë nga infeksioni në dhëmballë, zbulohen detaje të frikshme për studenten nga Delvina

24/05/2021
U tha se ndërroi jetë nga infeksioni në dhëmballë, zbulohen detaje të frikshme për studenten nga Delvina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen ‘Ali Demi’ në rrugën ‘Teodor Muzaka’. Një 23-vjeçare u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me qira, pasi kishte ardhur në kryeqytet për të studiuar. Kur ngjarja u bë publike, u aludua se viktima Evgjeni Baxho kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkresa.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

“Gjatë këqyrjes së banesës në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të kufomës dhe një laptop i saj. Po ashtu janë sekuestruar një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut për të cilën është bërë vendimi biologjik. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fletë format A4 i shkruar me stilolaps blu dhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile dhe objekte të tjera të ngjashme”, përmbyllet dokumenti i oficerit të Policisë Gjyqësore.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i kanë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë deri në dalje të aktit të ekspertimit për shkakun e vdekjes.  Vajza jetonte e vetme ne Tirane, ku studionte për ekonomik, ndërsa 2 prindërit i kishte në Greqi.  Rasti i saj u pa me prioritet nga ana e policisë dhe iu çua për vlerësim Prokurorisë së Tiranës, e cila ka marrë në shqyrtim gjithë provat materiale të gjetura në shtëpinë e të resë, si edhe raportin mjekoligjor të nxjerrë nga ekspertët.

Related Posts

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari

25/12/2025
Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bleona Qereti përlotet teksa flet për ish partnerin: Pres me padurim të bie në dashuri

Bleona Qereti përlotet teksa flet për ish partnerin: Pres me padurim të bie në dashuri

26/12/2025
Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat

A është Yll Limani në lidhje dashurie?

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al