• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Uashingtoni rrethohet nga forcat e sigurisë, vendoset gatishmëri e lartë për gjyqin ndaj ish-presidentit Trump

05/02/2021
Uashingtoni rrethohet nga forcat e sigurisë, vendoset gatishmëri e lartë për gjyqin ndaj ish-presidentit Trump

Forcat e sigurisë dhe të policisë në dhe rreth Uashingtonit, do të përfshihen në atë që ata e përshkruajnë si “një shkallë e lartë gatishmërie”, ndërsa gjyqi i Senatit për ish presidentin Donald Trump fillon javën e ardhshme, të shqetësuara se ngjarja mund të shërbejë si një pikë e nxehtë për ekstremistët amerikanë, ende të zemëruar nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale.
Zyrtarët kanë hezituar të flasin më saktësisht për të dhënat e zbulimit, disa prej të cilave janë përshkruar si biseda shqetësuese në platformat e mediave sociale. Por pas sulmit në Kapitol me 6 janar, që çoi në vdekjen e pesë personave, ata nuk duan t’i lënë asgjë rastit.
“Ne duhet të demonstrojmë një prani të hapur të sigurisë në Uashington, të paktën tani për tani”, u tha të enjten ligjvënësve Christopher Rodriguez, drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Emergjencave të qytetit.
“Ne besojmë se ky veprim është thelbësor për të siguruar që Departamenti i Policisë Metropolitane mund të vendosë burimet veta në të gjitha pjesët e qytetit gjatë një emergjence,” tha ai, duke shtuar se, “nuk do të tolerojmë dhunë në qytetin tonë”.
Dhe ndërsa disa nga masat e sigurisë dhe bllokimet e rrugëve të vendosura për përurimin e presidentit Joe Biden muajin e kaluar janë hequr, të ashtuquajturat masa të zgjeruara të sigurisë për vetë Kapitolin – si telat me gjemba – do të mbeten për një kohë.
“Vlerësimi i sigurisë i departamentit vazhdon të kërkojë që ne të veprojmë në një nivel të lartë gatishmërie për gjyqin e ardhshëm në Senat dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme drejtuar Kongresit dhe Kapitolit”, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës përmes postës elektronike zëdhënësja e policisë së Kapitolit, Eva Malecki.
Ushtria amerikane njoftoi javën e kaluar se nga pothuajse 27 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare amerikane të vendosur në Uashington për të ndihmuar ruajtjen e sigurisë gjatë inaugurimit presidencial, 7 mijë do të qëndrojnë në Uashington të paktën deri nga mesi i muajit mars.
Zyrtarët gjithashtu thanë se ushtarët me kohë të pjesshme të Gardës Kombëtare që mund të vendosen jashtë shtetit, por që shpesh thirren për të ndihmuar në raste urgjente në shtetet e tyre të origjinës – do të armatosen sipas nevojës dhe do të ndihmojnë ruajtjen e sigurisë, si dhe të ndihmojnë forcat lokale me komunikimet dhe kontrollin e turmave.
Për më tepër, kryebashkiakja e Uashingtonit, ka kërkuar që 500 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të jenë në gatishmëri për të shërbyer si një forcë e reagimit të shpejtë, nëse diçka shkon keq.
“Departamenti beson se kjo është ende e nevojshme,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konferencë të mërkurën vonë, duke nënvizuar informacionet e zbulimit që zyrtarët e mbrojtjes morën nga FBI-ja, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe autoritetet lokale.
“Ata kanë përcaktuar se aktualisht ekziston një mjedis kërcënues i shtuar gjithandej në Shtetet e Bashkuara dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme”, tha zoti Kirby. “Kjo sigurisht vlen për rajonin e kryeqytetit”.
Shqetësimi duket se përqendrohet në mundësinë për protesta të ligjshme që do të manipuloheshin nga individë të cilët zyrtarët i përshkruajnë si aktorë dashakëqij, të vendosur për të shkaktuar dhunë dhe kaos.
“Ne mbetemi të shqetësuar që individët e irrituar me ushtrimin e autoritetit qeveritar dhe tranzicionin presidencial, si dhe ankesat e tjera të perceptuara dhe kauzat ideologjike … mund të vazhdojnë të mobilizohen,” tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare në një deklaratë javën e kaluar, duke shpjeguar pse lëshoi një Buletin të ri Sistemit Këshillues për Terrorizëm.
Buletini paralajmëroi më tej se ekstremistët e dhunshëm vendas “mund të trimërohen nga sulmi në Kapitolin amerikan më 6 janar 2021 për të shënjestruar zyrtarët e zgjedhur dhe mjediset qeveritare”.
Jonathan Greenblatt, shef ekzekutiv i Lidhjes Anti-Shpifje, e cila ndjek grupet ekstremiste në SHBA, u tha ligjvënësve të enjten se për supremacistët e bardhë në veçanti, rrethimi i Kapitolit ishte një “pikë kthese”.
“Për ta, pamja e ligjvënësve që strehoheshin nën tryeza, flamujve të Konfederatës dhe simboleve naziste duke parakaluar nëpër ndërtesë, nuk ishte asgjë më pak se një fitore,” u tha zoti Greenblatt anëtarëve të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.
Ekspertë të tjerë druajnë se mund të ketë rrezik nga individë të cilët, edhe pse nuk janë ende ekstremistë, vazhdojnë të jetë të trishtuar me humbjen e zotit Trump në zgjedhjet presidenciale.
“Kemi një grup kaq të madh njerëzish që nuk janë të lidhur me këto lëvizje terroriste ose organizata terroriste, por ata janë shumë të brishtë tani”, tha Elizabeth Neumann, një ish ndihmës sekretare për luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e kërcënimeve në Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
“Ne shohim neo-nazistët që rekrutojnë mbështetës të zotit Trump në ideologjinë e tyre”, tha ajo. “Ata janë shumë të sofistikuar në mënyrën se si e bëjnë këtë – nuk vijnë drejt tek ju. Ju nuk e dini domosdoshmërisht se po flisni me një supremacist të bardhë”.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të vazhdueshme se disa vende po përpiqen të përdorin ndikimin e tyre për të nxitur telashe.
“Armiqtë e jashtëm, Rusia në veçanti, po vendosin mjetet e vjetra të veprimit të fshehtë për të nxitur flakët e konfliktit kulturor këtu,” tha zoti Rodriguez, i Agjencisë së Sigurisë së Brendshme të Uashingtonit.
Zyrtarët shtetërorë kanë shprehur shqetësime të ngjashme, që para inaugurimit të presidentit Biden apo madje edhe sulmit mbi Kapitolin.
“Ekziston një konvergjencë e pabesueshme dhe e tmerrshme, sinqerisht, e ideologjisë, e urrejtjes, e zemërimit. Dhe gjithçka po nxitet nga ky lloj shkaktimi i kaosit dhe shqetësimit nga një larmi grupesh”, i tha Zërit të Amerikës Jared Maples, drejtori i Zyrës së Sigurisë Kombëtare të Nju Xhersit muajin e kaluar./VOA

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al