Kombëtarja shqiptare U-16 ka nisur grumbullimin në prag të turneut zhvillimor UEFA Development Tournament U-16, që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri Armand Dama ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë aktivitet, ku kuqezinjtë do të përballen me Japoninë, Suedinë dhe Austrinë.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë
Marsid Hoxha, Jurgen Nako
Mbrojtës
Drion Ibrahimi, Denis Nikolli, Rian Neza, Albion Muji, Jon Ajvazi, Aendi Cekrezi, Joart Mile
Mesfushorë
Mattia Avni Xhemali, Sebastian Sina, Angelos Como, Sean Sylaj, Tom Keqi
Sulmues
Lorent Lajqi, Klevis Basha, Haxhi Rrena, Fabio Hyseni, Lorent Zhara, Gentjan Sharka
Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Armand Dama do ta shfrytëzojë këtë turne si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin dhe testimin e lojtarëve të rinj në nivel ndërkombëtar.
Të tre ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, sipas këtij programi:
1 prill, ora 14:30, Shqipëri – Japoni
3 prill, ora 14:30, Shqipëri – Suedi
6 prill, ora 11:30, Shqipëri – Austri









