• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Uji i Syrit të Kaltër/ Grekët fusin “sherr” në PD, Dine-Zhupës: I hidhni hi syve njerëzve, ejani në Sarandë e mos bëni fresk nga lokalet e Bllokut

21/06/2022
Uji i Syrit të Kaltër/ Grekët fusin “sherr” në PD, Dine-Zhupës: I hidhni hi syve njerëzve, ejani në Sarandë e mos bëni fresk nga lokalet e Bllokut

Një raportim në disa media lokale të Korfuzit, por edhe nga televizioni publik grek për mundësinë e furnizimit të ishullit me ujë të pijshëm nga Syri i Kaltër në Shqipëri ka ndezur debatin në radhët e përfaqësuesve të PD-së në degën lokale të Sarandës. Fillimisht ka qenë deputetja Ina Zhupa që ka bërë një reagim për këtë cështje.

“Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama! Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie natyrore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!”, shprehet Zhupa.

Pas reagimit të saj ka ardhur një reagim nga Jolio Dine, ish-kandidati i PD-së për deputet në Sarandë, i cili edhe më herët ka akuzuar subjektin e tij dhe kandidatë të tjerë për tjetërsim të vullnetit të zgjedhësve më 25 prill 2021. Edhe pse nuk e përmend me emër, reagimi i Dines i drejtohet pikërisht Ina Zhupës.

“Sa te cuditshem dhe sa panik hapin dashamiret e Sarandes qe e shohin qytetin tre-kater here ne vit dhe flasin neper media sikur e jetojne perditshmerine dhe qajne hallet e banoreve te kesaj zone me nje devotshmeri te papare. Te nderuar vota-mbledhes, vota-vjedhes, opozitare me telefon e me facebook. Ka plot probleme Saranda, Konispoli, Finiqi e Delvina. Mos u merrni me perkthime gabim ne “Google Translate” e mos i hidhni hi syve banoreve te zones me “Tema fake opozite” sa per te bere lajm ne media.  Ejani takoni banoret e votuesit! Ejani ne Sarande e mos beni fresk nga lokalet e bllokut!”, shkruan Dine teksa sqaron se projekti i marrjes së ujit nga Syri i Kaltër për në Korfuz është diskutuar prej vitit 2007 më shumë si një dëshirë e palës greke apo ide në letër, por nuk ka asgjë konkrete.

Përcarja në radhët e demokratëve është aq e thellë sa një Zot e di se si mund të ringrihen sërish. Ina Zhupa e sjell në PD nga Lulzim Basha i doli kundër ish-kryetarit dhe më pas u afrua me grupimin e Berishës, madje ajo u zgjodh edhe në Kryesinë e re të Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën. Ndërkohë Jolio Dine ka qëndruar indiferent në përballjen Basha-Berisha, të paktën publikisht. ©argjiroja.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al