• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ulërimat që kam dëgjuar në funeralin e tij do të më përndjekin gjithë jetën. Nëna e tij qëndron tek varri çdo ditë tërë kohën”

23/10/2020
“Ulërimat që kam dëgjuar në funeralin e tij do të më përndjekin gjithë jetën. Nëna e tij qëndron tek varri çdo ditë tërë kohën”

Një punonjës kuzhine, i cili vrau një shqiptar është dënuar me burg të përjetshëm. Viktima, Serxhio Marku, u vra më 11 Shtator të vitit të kaluar.

Autori i kësaj ngjarje është Francesco D’Agostino, 45 vjeç, i cili është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë. 45-vjeçari i shkroi një miku ku i thoshte se do të kryente një vrasje.

Pak orë më vonë, ai vrau me thikë Serxhio Markun dhe më pas e goditi me dy tuba metalike. Mësohet se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. Kjo pasi shqiptari ishte personi që i shiste kokainë 45-vjeçarit. Vrasja ndodhi në Brighton të Britanisë së Madhe.

Në trupin e viktimës u gjetën 13 plagë thike, si dhe disa plagë në kokë që tregonin se Marku kishte munduar t’i rezistonte sulmit.

“Pse po ma bën këtë mua?”, mësohet të ketë thënë i riu shqiptar në momentin e ngjarjes. Kështu të paktën kanë dëshmuar fqinjët.

Në një moment ai u mundua që të largohej nga apartamenti, por D’Agostino e kishte tërhequr sërish mbrapsht. Kur policia arriti në skenën e krimit, D’Agostino dhe miku i tij, Giuseppe Petriccione refuzuan që t’i linin të hynin në banesë dhe tentuan arratisjen nga kopshti.

Të dy dolën në seancë gjyqësore, por u shty për shkak të karantinës. Petricione u shpall i pafajshëm për vrasje.

Ndërkohë, gjyqtarja Chrsistine Laing e dënoi me burg të përjetshëm D’Agostinon dhe ai duhet të vuajë minimalisht 22 vjet burg përpara se të kërkojë lirinë me kusht.

“Serxhio Marku ishte djalë, vëlla, nip dhe kushëri i dashur. Ai kishte hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme dhe për shkak të pamundësisë ekonomike ishte përfshirë në shitjen e drogave.

Ishte vetëm 21 vjeç dhe kishte gjithë jetën përpara për të gjetur rrugën e drejtë të jetës dhe për të përmbushur të gjithë potencialin që familja shikonte tek ai. Megjithatë kjo gjë iu mohua”, tha ajo.

Gjykatësja shtoi më tej ndaj vrasësit se ka treguar gënjeshtra në seancë dhe se e kishte menduar krimin e rëndë. Xhaxhai i shqiptarit, Nderim Marku u shpreh se familja e tij është e shkatërruar.

“Ulërimat dhe lotët që kam dëgjuar në funeralin e tij janë një kujtim që do të më përndjekë gjithë jetën. Babai dhe vëllezërit e tij janë të shkatërruar. Nëna e tij ka humbur në peshë dhe nuk njihet më. Ajo qëndron pranë varrit të djalit çdo ditë”, tha ai.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al