• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ulet në bursë çmimi i naftës njësoj si para luftës, në Shqipëri bordi “harron” të mblidhet

31/10/2022
Shkon me 200 lekë çmimi i naftës në Shqipëri

Ishte 12 tetor kur i ashtuquajturi “Bordi i Transparencës” u mblodh për herë të fundit për të përcaktuar çmimet e naftës, benzinës dhe gazit të lëngshëm për automjetet. Atë pasdite u shpallën nafta 240 lekë të reja për litër (me pakicë), benzina 203 lekë/litri dhe gazi 78 lekë për litër.

4 ditë përpara se të mbahej kjo mbledhje çmimet e karburanteve (sidomos nafta 245 lekë/litri) kishin prekur çmime mjaft të larta. Në atë mbledhje u bë një “korrigjim” i vogël.

Që nga ajo e mërkurë… heshtje. Edhe pse kanë kaluar 20 ditë çmimet e bordit janë “gozhduar” në të gjitha tabelat e karburanteve dhe nuk lëvizin më. Në çdo njoftim Bordi i Transparencës nënvizon se vendimet e tij janë të lidhura me bursën Platss.

Të gjithë e dimë që çmimet në bursa janë mjaft të luhatshme dhe ka pak gjasa që në këtë situatë ato të kenë mbetur të konstante. Nga një vëzhgim i shpejt ne internet shihet se çmimet kanë rënë të paktën 15%. Kështu bursa e Teksasit shënoi këtë ditë të fundit të tetorit çmimin 86 dollarë për fuçi për naftën bruto.

Ndërsa në bursën e Londrës llogaritet në 94.8 dollarë për fuçi. Gjatë këtyre 20 ditëve bordet e ngjashme në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë kanë ulur çmimet e karburanteve. Çmimi u ul të paktën 2 herë në 5 ditë në Maqedoninë e veriut. Edhe Kosova uli gjithashtu çmimin e karburanteve. Vetëm në Shqipëri kanë “harruar” të mblidhen./Lapsi.al

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al