• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ulja e numrit të nxënësve, kërkohet shkrirja e gjimnazit të Libohovës, kundërshtojnë banorët dhe Këshilli Bashkiak

13/08/2020
Ulja e numrit të nxënësve, kërkohet shkrirja e gjimnazit të Libohovës, kundërshtojnë banorët dhe Këshilli Bashkiak

Për shkak të uljes së numrit të nxënësve, është propozuar bashkimi i gjimnazi të Libohovës me një shkollë 9-vjecare. Kundër kësaj ideje ka dalë Këshilli Bashkiak Libohovë, kryetarja Luiza Mandi dhe qindra banorë që kanë nënshkruar një peticion. Kryetarja e bashkisë ka reaguar së fundi përmes një deklarate, si dhe ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak.

Reagimi i plotë i Mandit. 

🔴 KUNDËR PROPOZIMIT PËR BASHKIMIN E GJIMNAZIT “11 SHKURTI” ME SHKOLLËN 9-VJEÇARE👎

🔘 Dy ditë më parë Këshilli Bashkiak i Libohovës vendosi në mënyrë unanime të refuzojë propozimin e Zyrës Arsimore Gjirokastër-Libohovë-Dropull, për bashkimin e gjimnazit “11 Shkurti” me shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”.

🔘 Kjo zyrë e mbështet propozimin në faktin e uljes së numrit të nxënësve që frekuentojnë këtë gjimnaz. Është e vërtetë që ka ulje të numrit të nxënësve nga viti në vit, njësoj siç ndodh edhe në zona të tjera të vendit. Sikundër është e vërtetë gjithashtu që ka precedentë në shkolla të tjera, ku pavarësisht uljes së numrit të nxënësve, nuk është bërë bashkimi me një institucion tjetër arsimor.

🔘 Libohova ka edhe një specifikë tjetër si bashki. “11 Shkurti” është i vetmi gjimnaz që ne kemi dhe si i tillë nuk mund të shkrihet, por të mbështetet për të vijuar traditën e madhe arsimdashëse që ka Libohova dhe për të përmbushur nevojën e të rinjve që duan të kryejnë studimet e shkollës së mesme.Unë personalisht jam kundër këtij propozimi. Mbështes pa kushte vendimin e Këshillit Bashkiak dhe peticionin e qindra libohovitëve që kanë nënshkruar për të kundërshtuar bashkimin e gjimnazit me shkollën 9-vjeçare.

🔘 Gjithcka tjetër ka në dorë bashkia për ta adresuar pro blemin në institucionet qeveritare, do ta bëjë dhe do të insistojë që gjimnazi “11 Shkurti” të mbetet i tillë.

🔘 Personalisht do të ushtroj të gjithë ndikimin tim si kryebashkiake dhe si prind, në mënyrë që gjimnazi të vijojë punën siç ka bërë për 50 vite me radhë.Shpresoj dhe dua fort të besoj se nuk do të merret një vendim i tillë në vjeshtë.🙏

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al