• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Unaza e Pogonit, KLSH zbulon shkeljet e Bashkisë Dropull

25/02/2020
Ndërhyrja në përroin e Selosë, Bashkia Dropull tender 31 mln lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë auditimin e radhës ku ka zbardhur shkelje të shumta me tendera në bashkitë Dropull, Kukës dhe Mat. Pas hetimeve në terren dhe daljes në konkluzione se ka disa shkelje nga ana e këtyre bashkive me tenderat, KLSH ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë. Me anë të një njoftimi për shtyp, KLSH ka bërë me dije se gjatë auditimit që ka kryer Kontrolli i Lartë i Shtetit për të treja bashkitë, janë konstatuar shkelje si dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, veprime me efekte negative në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet të fondeve publike për vlerën prej 271, 798, 000 lekë.

Këto dëme ekonomike janë shkaktuar si diferencë e ofertës më të ulët të skualifikuar dhe ofertës ekonomike të shpallur fituese dhe abuzimeve të tjera. Sakaq ashtu sikurse u theksua më sipër, KLSH ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë, përkatësisht në Bashkinë Dropull, Kukës dhe Mat, të cilat janë dërguar për vlerësim në organin e Prokurorisë, për sa i përket zhvillimit të procedurës së prokurimit.

Në njoftimin e KLSH bëhet me dije se në zhvillimin e procedurës së prokurimit në Bashkinë Dropull, është konstatuar se njësia e prokurimit, me shtyrjen e afatit kohor 1 ditor, ka qenë jashtë përcaktimeve të afateve kohore procedurale për paraqitjen dhe ngarkimin në SEP të ofertave dhe dokumenteve të kërkuara nga DST. “Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Ndërtim i rrjetit rrugor “Unaza e Pogonit”, Faza e Parë”, viti 2017, me vlerë të prokuruar prej 116, 666, 666 lekë pa tvsh, procedurë për të cilën është shpallur fitues BOE me ofertën më të disfavorshme ekonomike, për vlerën prej 114, 343, 197 lekë, ose më pak se fondi limit në shumën prej 2, 323, 469 lekë, procedurë e pezulluar më parë nga Komisioni i Prokurimit Publik”, thuhet në njoftim.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al