• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Unë jam kundër Ramës, por për Belerin ka të drejtë” – Berisha replikon me komentuesin: Po ia fut kot, atij i ngritën kurth

22/08/2023
Berisha: Po të vija sërish në pushtet do t’i nxirrja shqiptarët nga mjerimi

Sali Berisha i është përgjigjur komentit të një qytetari në lidhje me rastin e Fredi Belerit.

Berisha në përgjigjen e tij, shkruan se, nuk ka asnjë provë që Beleri është kapur duke blerë vota dhe dëshmitari i vetëm është një person i instruktuar nga Ardi Veliu.

Postimi i Berishës

Përgjigje z. Ervelino Osmanit

Mirëdita Ervelino, lexova reagimin tuaj ndaj shkrimit tim për bojkotin e takimit të Athinës nga Presidenti i Republikës, në të cilin ju shpreheni: ‘Sali Berisha sa herë kam dal kundra Ramës, por për Belerin i jap të drejtë, ai po blinte votat, shkeli ligjin.’

Lidhur me sa shkruani mendoj se:

Së pari rasti Beleri është vetëm njëra nga dëshmitë e panumërta të dhunimit të procesit zgjedhor nga Edi Rama dhe përpjekjeve të tij për të grabitur me çdo kusht mandatin për Bashkinë e Himarës. Rama dhe askush tjetër nuk ka paraqitur dot deri sot asnjë provë për arrestimin në flagrancë se Beleri po blinte vota. Ata kanë vetëm një dëshmitar të rremë të përgatitur nga Ardi Veliu, ndaj dhe ju dhe asnjeri që është për zgjedhje të lira nuk duhet të pajtohet me grabitjen e mandateve nga Edi Rama, i cili në farsën elektorale të 14 Maj 2023 me para, banda, shtetin e tij elektoral, ka grabitur nga Tropoja në Konispol me dhjetëra mandate.

Së dyti, po marr të mirëfilltë pretendimin se Beleri është arrestuar për blerje votash. Por ju rikujtoj se sipas ligjeve të këtij vendi, Beleri i padënuar deri sot nga drejtësia për aktin që po akuzohet, nuk mund kurrsesi të pengohet të bëj betimin si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, sikundër kanë marrë mandatin dhe kanë bërë betimin vite më parë kur respektohej ligji, deputetë të paraburgosur, por të padënuar me vendim gjykate. Kështu çdo pengesë për betimin e Belerit është politike dhe vetëm politike.

Së treti, qeveria greke në dijeninë time nuk ka kërkuar lirimin e Belerit, ndonëse për mua ai është i burgosur politik. Ajo ka kërkuar zbatimin në rastin e tij, të ligjeve shqiptare dhe lejimin e tij në përputhje me këto ligje dhe me precedentin për të bërë betimin. Mendoj se çdo qytetar që do të jetë i lirë duhet të qëndrojë në anën e ligjit dhe shtetit ligjor dhe të askërkujt tjetër.

Së fundi, bojkoti nga Presidenti i Republikës i një takimi rajonal në Athinë me simbolikë të madhe, 20 vjetorin e deklaratës të Selanikut, deklaratë në të cilën liderët e BE u zotuan për perspektivën europiane të vendeve të rajonit tonë nuk ishte absolutisht interesi i asnjë shqiptari që konsideron integrimin e vendit në BE si të ardhmen e tij më të mirë. Ai është vetëm interesi i Edi Ramës dhe organizatës mafioze kriminale që ai drejton.

Edi Rama me vendosmërinë e tij për t’i marrë me çdo kusht Belerit, pa asnjë vendim gjykate, mandatin, dëshmon i nderuar Evelino, se ai për interesa strikt mafioze për trojet dhe tokat në Himarë është i gatshëm të dhunojë ligjet, kushtetutën e vendit. Ky akt dëshmon se ai është i gatshëm për interesat e tij dhe klaneve të tij mafioze të sakrifikojë interesat tona europiane.

Greqia është një vend fqinj, i cili pavarësisht nga problematikat që kanë ekzistuar midis dy vendeve ka mbështetur Shqipërinë dhe shqiptarët këto 30 vite në rrugën e demokracisë dhe integrimit europian dhe euroatlantik. Ajo është dheu ku mbi 1 milion shqiptarë emigruan më shumë se në çdo vend tjetër për një jetë më të mirë, për vete dhe familjet e tyre dhe që kontribuan dhe kontribuojnë edhe në ekonominë e Shqipërisë.

Duke përfunduar, uroj të mos mbështesni ndonjëherë tjetër aktet antiligjore të Edi Ramës, për të cilin interesa supreme, janë interesat e tij dhe klaneve mafioze që përfaqëson.

Me respekt, Sali Berisha.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al