• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Universitet spanjoll në Gjirokastër, Rama: Po punojmë për kampusin!

24/01/2024
Universitet spanjoll në Gjirokastër, Rama: Po punojmë për kampusin!

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Madrid me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Panairin ndërkombëtar “FITUR 24” zhvilloi sot një takim, mëngjes pune, në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punohet rreth projektit për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it, duke u dhënë studentëve shqiptarë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria.

“Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria“, shkruan Rama.

Rektori i Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë, Ricardo Mairal, i cili përfaqëson edhe Universitetin e Madridit, u shpreh se kjo vizitë do t’i shërbejë nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimeve në arsim midis dy kombeve dhe dy vendeve.

“Ju uroj mirëseardhjen të gjitha autoriteteve të ulura rreth kësaj tryeze. E sotmja është një ditë vërtet e jashtëzakonshme për Universitetin, pasi vizita dhe prania juaj përbën një rast të shënuar që simbolizon angazhimin tonë të plotë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimeve në arsim midis dy kombeve dhe dy vendeve.

Unë mund ta përfytyroj vërtet një të ardhme të afërt, në të cilën të dyja vendet do të mund të ndajnë dije, kërkim shkencor, lëvizshmëri dhe pikëpamje kulturore, ndaj prania juaj sot këtu thekson angazhimin tonë të mirëfilltë, projektin tonë për të ndërtuar një botë, ku kërkimi shkencor nuk njeh kufij, ku arsimimi mund të bëhet gjuha jonë universale, që shërben si lidhje mes nesh të gjithëve.

Pra, faleminderit shumë, pasi, siç e thashë, prania juaj sot është dëshmi e rëndësisë që ka diplomacia për arsimin dhe presim me padurim morinë e projekteve që do të ndihmojnë në nxitjen e bashkëpunimeve afatgjata midis dy vendeve.

Uroj që bashkëpunimi ynë të shërbejë si udhëzues për ekselencën në arsim dhe bashkëpunimin kulturor.

Siç e përmenda z. Kryeministër, ne ndihemi vërtet të nderuar që ju kemi këtu e që nisim një projekt, një projekt kaq stimulues, që do të thotë shumë për të dyja vendet dhe, veçanërisht, për Universitetin e Madridit, të cilin kam privilegjin ta përfaqësoj sot këtu.” – u shpreh rektori i UNED Ricardo Mairal.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi mundësitë e reja të bashkëpunimit të ndërsjellë, në të ardhmen, ku dyert e universiteteve do të jenë të hapura për studentët e vendeve respektive.

“Kjo është një nga përparësitë tona kryesore, të bëjmë të mundur që universitetet tona të dalin nga bota e referimit te vetja dhe të bëjnë marrëveshje të tilla për t’iu dhënë mundësi studentëve tanë që të marrin arsim me cilësi sa më të lartë, pa iu dashur të largohen nga vendi.

Njëkohësisht, është kaq mirë të parafytyrosh një të ardhme ku studentët europianë të vijnë të studiojnë në Shqipëri, falë këtyre universiteteve. Ky është një prej rezultateve kryesore që synojmë.

Po ashtu, kemi disa marrëveshje shumë të mira aktualisht me disa universitete. Kemi çelur gjithashtu Kolegjin e Europës në Shqipëri, që është po ashtu mjaft me rëndësi. Në fakt, është dega e dytë e Kolegjit të Europës pas Polonisë. Presim me padurim që të çelet ky kampus i ri dhe jam i sigurt që kolegët tuaj do e shijojnë ardhjen në Shqipëri.” – u shpreh kryeministri Rama gjatë këtij takimi.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al