• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Universiteti i Gjirokastrës, shifrat e rektorit si gjethe fiku që s’e mbulojnë dot dështimin (VIDEO)

08/11/2018
Universiteti i Gjirokastrës, shifrat e rektorit si gjethe fiku që s’e mbulojnë dot dështimin (VIDEO)

Rektori i Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër, Bektash Mema, e quan sukses të punës së tij dhe stafit drejtues, faktin që këtë vit të ri akademik ka më shumë studentë se vitin e shkuar. Duke folur për televizionin publik Gjirokastra, Mema prezantoi shifrat të cilat nëse i shohim thjesht si numra mund të quhen sukses, por po t’i analizojmë kurrsesi jo.

“Këtë vit akademik janë regjistruar gjithsej 411 studentë në programet Bachelor dhe në programet profesionale 2-vjeçare. Vitin e kaluar ishte regjistruar 260 studentë. Pra kemi një rritje studentësh me 151. Ky është një tregues i punës së mirë që ka bërë universiteti; strukturat e ndryshme drejtuese dhe senati akademik”, thotë Mema.

Ajo që rektori nuk guxon të thotë, është fakti se më shumë se gjysma e totalit të studentëve të regjistruar, pra më shumë se gjysma e 411 studentëve, janë në programet 2-vjeçare profesionale. Ata janë të gjithë studentë me mesatare nën notën 6. Praktikisht janë kategoria e maturantëve më të dobët, që nuk mund të presim të shkëlqejnë në universitet.

Programet dy vjeçare profesionale janë një shpikje e qeverisë për të ‘zënë me studime’ kontigjentin e maturantëve të dobët me mesatare nën notën 6 që nuk pranohen dot në universitet. Fakti që Universiteti “Eqrem Çabej’ këtë vit akademik më shumë se gjysmën e studentëve të rinj e ka prej këtij kontigjenti, nuk mund të thirret si sukses nga rektori Bektash Mema, por është një këmbanë alarmi që duhet ta dëgjojë së pari ai vetë dhe pastaj gjithë të tjerët me radhë që drejtojnë universitetin.

Entuziasmi me të cilin rektori prezanton para kamerës shifrat, dëshmon edhe një anë tjetër. Më shumë sesa cilësia në hyrje studentëve, ai është i interesuar thjesht për shifrat, për numrin e të rinjve që futen në sistem. E thënë më thjesht, Bektash Mema nuk e ka shqetësim që më shumë se gjysma e studentëve të rinj janë me mesatare nën 6. Për të më e rëndësishme është thjesht fakti se këtë vit janë regjistruar 151 vetë më shumë. Kaq i mjafton atij për të dalë para kamerës dhe për ta shitur në opinionin publik si sukses të punës së bërë.

Mendoni pak sikur të mos ekzistonte sajesa e qeverisë me programet profesionale dy vjeçare, çfarë do të kishte thënë në këtë rast rektori Bektash Mema? Numri i studentëve të rinj në sistem do të ishte mbase më i ulët se një vit më parë. Të kuptohemi, nuk duam të stigmatizojmë apo anatemojmë studentët me mesatare nën 6, por prej këtij kontigjenti nuk mund të pritet asnjë lajm i mirë.

Ata janë aty thjesht për një diplomë, me shpresën se do t’u nevojitet në një të ardhme duke shfrytëzuar mikun, sekserin apo partinë e radhës për ndoshta një punë në shtet. Në deklaratën plot entuziazëm të rektorit Mema, bie në sy edhe një moment tjetër. As kësaj here ai s’e gjeti guximin të vlerësonte si pozitiv vendimin e qeverisë pë të mos pranuar në degën e Mësuesisë studentë të rinj me mesatare nën notën 7.

Por këtë vendim, që i vlen interesit publik, që i vlen arsimit shqiptar, rektori e konsideron si të dëmshëm për programin e Mësusesisë në Universitetin ‘Eqrem Çabej’, pasi ka ulur me 45% numrin e studentëve në këtë degë. Kjo dëshmon edhe njëherë se interesi primar i rektorit dhe drejtuesve të universitetit janë vetëm shifrat, numrat e studentëve në sistem. Cilësia për ta është fasadë! Ata duan thjesht të ruajnë ‘status quonë’ dhe të marrin rrogat. Kaq është interesi i tyre primar! Kërkimi shkencor, cilësia, roli i universitetit në jetën publike dhe kontributi në politikat rajonale të zhvillimit janë objektiva të dorës së dytë. Për fat të keq!

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim mes tensionit, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

Barazim mes tensionit, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

13/03/2026
Ed Sheeran kujtoi momentin kur mësoi për diagnozën e kancerit të gruas së tij: Ishte dita më e keqe e jetës sime

“Ishte e tmerrshme” – Ed Sheeran rrëfen momentin kur gruaja e tij kishte kancer gjatë shtatzënisë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al