Ministrja e Kulturës në detyrë, Mirela Kumbaro dhe njëherazi deputete e qarkut Gjirokastër, ka përcjell urimin e saj për vitin e ri përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook. Më shumë sesa një urim i përgjithshëm, ai është një urim i dedikuar për qarkun Gjirokastër. Por ajo që bie në sy në mesazhin e Kumbaros është edhe një paralajmërim. “Së shpejti aty ku kam rrënjët e mia”, thotë Kumbaro duke mos dhënë më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Cili do të jetë angazhimi i saj i ri pasi të lërë postin e Ministrit të Kulturës? Angazhim thjesht në fushatën elektorale apo…. Shihni videon.
©Argjirolajm.net