Uruguaji bëhet skuadra e dytë që pret një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Botës. Amerikano-latinët mposhten me rezultat minimal Arabinë Saudite, duke iu bashkuar Rusisë në krye të Grupit A, në kuotën e 6 pikëve. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Luis Suarez që në minutën e 23-të, rrjetë e cila eliminoi që në këtë 90 minutësh arabët. Ky ishte goli i 56-të i Suarez në 100 prezenca me kombëtaren amerikano-jugore. Në takimin tjetër Uruguai do të masë forcat me Rusinë, me dy skuadrat që kërkojnë të gjejnë fitoren për të qënë ata kokë grupi.