• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Uzuni: Dikur laja pjata dhe ëndërroja të bëhesha si Ronaldo

02/12/2020
Uzuni: Dikur laja pjata dhe ëndërroja të bëhesha si Ronaldo

Goli në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit dhe festimi si Cristiano Ronaldo, pikërisht para syve të portugezit, nuk i shpëtoi as të përditshmes spanjolle “AS”, që realizoi një intervistë me su lmuesin e Shqipërisë Myrto Uzuni, në prag të ndeshjes mes hungarezëve të Ferencvaros dhe Barcelonës. Nën titullin aspak ironik “Djaloshi që lante enët dhe donte të ishte si Cristiano Ronaldo”, e përditshmja spanjolle ka përshkruar vështirësitë e jetës së 25-vjeçarit, që ka sakrifikuar jo pak për të arritur të luajë në nivele të tilla.
Emigracioni në Greqi – Shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët, ndërsa nëna ishte pjatalarëse në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, i ndihmoja. Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6 të mëngjesit. Tentova edhe një provë te klubi i Olympiacos, por nuk u realizua, sepse nuk kishim dokumente qëndrimi, megjithatë kurrë nuk e ndala ëndrrën time. Fillimet e karrierës – Në Shqipëri nuk ka akademi të mirëfillta, më duhej të paguaja rreth 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për furgonin që të më dërgonte në ndeshje. Qaja përditë në shtëpi se nuk i kisha ato para, pagova vetëm 2 muaj me ndihmën e miqve.
Idhulli – Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua dhe kur e takova në Torino ishte si një ëndërr, ashtu si momenti kur Morata më përgëzoi për ndeshjen.
Ëndrrat – Nuk dua të bëj gabime. Dua vetëm të shënoj dhe të jap asiste. Ëndrrat i kam të mëdha, por nuk dua t‘i zbuloj.

Related Posts

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri
Sport

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

29/12/2025
Niko Rosberg, sulm frontal Hamiltonit: Njollë në karrierë
Sport

Niko Rosberg, sulm frontal Hamiltonit: Njollë në karrierë

29/12/2025
Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C, FSHF mbështet edhe shtresat në nevojë
Sport

Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C, FSHF mbështet edhe shtresat në nevojë

29/12/2025
“Alonso i duhuri për Realin, por jepini kohë”
Sport

“Alonso i duhuri për Realin, por jepini kohë”

29/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al