Bashkia Gjirokastër vijon të shpërndarjë ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët e izoluar brenda në kuadër të masave kundër Covid-19. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar sot një tjetër video nga puna në terren e patronazhistëve. Mes të moshuarve të ndihmuar është edhe një grua, vajza e së cilës jeton në Japoni. Ajo kishte kontaktuar Bashkinë Gjirokastër për ndihmë në numrat publikë të vendosur në dispozicion. Pas kësaj gruaja është furnizuar me ushqime dhe ilace.
“Nuk do të lemë askënd vetëm. Edhe sot vijuam me shpërndarjen e ushqimeve apo ilaçeve për njerëzit në nevojë dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Është shumë e rëndësishme të mos dalim nga shtëpia. Çdo hap jashtë pragut, rrezikon të sjell brenda virusin e rrezikshëm. Me durim dhe besim tek njëri-tjetri do ta kalojmë këtë gjendje lufte me armikun e botës mbarë; Covid-19”, shkruan Golemi në Facebook.