Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e Sarandës, ku një 72-vjeçar, ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale me një të mitur. Mësohet se 72-vjeçari ka abuzuar me të miturën prej 4 vitesh, që kur ajo ishte 13 vjeç.
Mbrëmjen e djeshme 72-vjeçari Bajram Tusha ra në prangat e policisë. Ka qenë vetë e mitura e cila ka denoncuar në polici abuzimin seksual ndaj saj, por, Bajram Tusha ka thënë se “ vazja nuk kundërshtoi dhe marrëdhënia është kryer me dëshirë”.
Familjarët e të miturës, e dërgonin vajzën e tyre në shtëpinë e Bajram Tushës që t’i gatuante, pasi ky i fundit jetonte i vetëm dhe fëmijët i kishte në emigracion.