Rihanna vazhdon të sfidojë normat dhe të promovojë diversitetin përmes markës së saj të njohur të të brendshmeve, Savage x Fenty. Për fushatën e re të Ditës së Shën Valentinit, këngëtarja dhe sipërmarrësja ka zgjedhur një emër që ka tërhequr vëmendje të madhe publike: Vivian Wilson, vajza 21-vjeçare transgjinore e miliarderit Elon Musk.
Vivian është fytyra kryesore e koleksionit më të ri, i titulluar “Love So Savage: Një Odë Moderne për Afërditën”, një linjë që kombinon estetikën klasike me frymën moderne të dashurisë dhe vetëpranimit. Zgjedhja e saj shihet si një mesazh i fortë për përfshirje dhe liri identiteti, vlera që Rihanna i ka promovuar vazhdimisht përmes markës së saj.
Në njërën nga imazhet më të komentuara të fushatës, Vivian Wilson shfaqet përkrah aktoreve Lovie Simone dhe Emma Arletta, duke pozuar përpara statujave prej mermeri që evokojnë mitologjinë klasike. Ajo mban veshur një reçipetë me motive trëndafili dhe një minifund me dantella të së njëjtës temë, të kombinuara me geta të kuqe, aksesorë të artë dhe buzëkuq të kuq të theksuar.
Përveç Wilson, fushata përfshin edhe emra të tjerë të njohur, si yjet e reality show-t Love Island, Serena Page dhe Kordell Beckham, si dhe influencueset Hayley dhe Jules LeBlanc.
Fushata e re e Savage x Fenty po vlerësohet gjerësisht për mesazhin e saj të fuqishëm mbi dashurinë, përfshirjen dhe bukurinë në të gjitha format e saj.









