Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon se udhëtimi i tij drejt SHBA lidhet me vaksinën anti-COVID.
Kryeministri shkruan se sigurimi i vaksinës sa më parë është prioriti i qeverisë kundër COVID-19 dhe se do të përpiqet që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”-shkruan Rama në “Twitter”.