• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Valët e të nxehtit janë dyfishuar në Ballkan 20 vitet e fundit, Shqipëria më e prekura

01/09/2022
Valët e të nxehtit janë dyfishuar në Ballkan 20 vitet e fundit, Shqipëria më e prekura

Në një klimë më të ngrohtë, valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, duke shkaktuar ndikime të rënda në shëndetin e njerëzve, kafshët e egra, zjarret dhe aktivitetet njerëzore si bujqësia dhe energjia.

Një studim i fundit i Komisionit Europian vëren se, në Ballkanin Perëndimor valët e nxehta verore në dy dekadat e fundit u rritën me shpejtësi, por duket se Shqipëria është më e goditura.

Studimi i Komisionit Europian vëren se madhësia e valëve ekstreme të të nxehtit, e përshkruar me indeksin e madhësisë së valës së nxehtësisë (HWMI) u rrit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht përgjatë brigjeve lindore të detit Adriatik.

Rritjet më të mëdha janë vërejtur në Shqipërinë veriore, në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. Rritje të intensitetit të valëve të nxehta vërehet edhe në Serbinë Veriore, Kosovë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Studimi vë në dukje se përmasat e valëve ekstreme të të nxehtit në Ballkanin Perëndimor janë dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit krahasuar me periudhën 1981-2000. Vala më e keqe e të nxehtit para vitit 2000, ndodhi në vitin 1987 me një indeks magnitudë rreth 12.

Pas vitit 2000, kjo vlerë u tejkalua tashmë shtatë herë me magnitudë rekord të valëve të te nxehtit 50% më të mëdha se rekordi i vitit 1987.

Gjithashtu Komisioni Europian vë në dukje se situata e përgjithshme e cilësisë së ajrit në Ballkan është ende kritike dhe tendenca e ndotjes është në rritje, pavarësisht përpjekjeve lokale për të përmirësuar përqendrimet e PM10 dhe PM2.5.

Për shkak të ndikimit të tij dominues në vdekshmëri, PM2.5 është ndotësi kryesor që duhet të reduktohet në Ballkan. Sektori i energjisë, në veçanti termocentralet me qymyr janë burimi kryesor i emetimeve të SO2 dhe CO2 dhe një burim i rëndësishëm i ndotësve të tjerë.

Ndotja ujore gjithashtu është në nivele të larta në Rajon. Gati 45% ujërave në nuk arritën të marrin statusin e mirë, ndërsa në vlerësimin ekologjik 54% nuk ​​morën dot një status të mirë vlerësoi studimi.

Degradimi i tokës është i përhapur në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është më e dukshme në Shqipëri për shkak të terrenit më të thyer dhe dëmtimit masiv të pyjeve.

Komisioni Europian evidentoi se erozioni i tokës dhe degradimi i saj prej ndotjes së lartë janë efektet më të rrezikshme të ndikimit të klimës.

Praktikat e paqëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe shkaqet natyrore e degradimit të tokës në Ballkan kanë si ndikim kryesor ndryshimet klimatike që po demonstrohen nga rritja e valëve të të nxehtit dhe verës më të gjatë.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

23/12/2025
Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al