Vangjel Tavo i mbetur pa mandat ka dalë sërish sot në protestën e opozitës përballë Kryeministrisë. Bashkë me të është nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, sekretari i përgjithshëm, drejtori i ujësjellësit, drejtori i pyjeve dhe kullotave dhe administratori i Lunxhërisë.
“Unë besoj në Zot, në familje, në forcën dhe aspiratat evropiane të këtij kombi dhe në një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Unë besoj se zëri i çdo nënshtetasi të këtij vendi duhet dëgjuar dhe se shpresa në zemrat e shqiptarëve duhet zgjuar. Dita e shpresës së madhe po vjen!”, thotë Tavo.
Nuk dihet nëse në Tiranë ka shkuar apo jo edhe kryebashkiakja Zamira Rami.
©argjiroja.net









