Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ku për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh do të jetë jashtë Parlamentit, Vangjel Tavo është rikthyer në Gjirokastër. Ai është parë në kalanë e Argjirosë gjatë një ekspozite me fotografi të Dropullit dhe një mbrëmje muzikore, të organizuar nga Ambasada greke në Tiranë. Bashkë me Tavon aty ishte dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ambasadorja Sophia Philippidou, kryebashkiakët Flamur Golemi e Dhimitraq Toli etj. Tavo deklaroi tërheqjen nga politika aktive pas humbjes së zgjedhjeve, edhe pse nuk dihet ende se çfarë do të bëjë në vijim. Beteja më e afërt është ajo për zgjedhjet lokale. LSI është tashmë një parti thuajse e shkërmoqur. ©argjiroja.net









