Zjarr i madh në Himarën e vjetër, rrezikohen disa banesa. Zjarri ka rënë pranë plazhit të Livazhit dhe po përparon drejt banesave. Aktualisht forcat e emergjencave dhe ushtrisë janë përqëndruar në shuarjen e flakëve në zonën e Dukatit, ndërsa nuk dihet nëse në Himarë janë dërguar zjarrfikësve për të shuar flakët.









