Ka shkuar në 36 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier. News 24 raporton se ka rezultuar pozitiv një tjetër qytetar, që është i afërm i 3 pacientëve të fundit, që u prekën nga COVID-19, dhe që ishin një vatër e re infeksioni në këtë qytet. Iu ishin marrë tamponët pesë familjarëve të 3 të infektuarve, ku sot njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv. Menjëherë pas kësaj, janë izoluar gjithë familjarët dhe të afërmit, me të cilët mund të kenë pasur kontakte të infektuarit.









