Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dropull, pranë fshatit Goranxi. Sic duket nga pamjet shtullungat e tymit kanë krijuar vështirësi qarkullimi në autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka penguar përhapjen e flakëve. Prej disa ditësh zonat përreth Gjirokastrës ashtu si në mbarë vendin po përballen me një situatë emergjente përsa i përket vatrave të zjarrit. Fatkeqësisht në fshatin Asim Zeneli pati edhe një jetë të humbur.