Prokuroria vijon hetimet për shkaqet e vdekjes së adoleshentes ruse e cila u gjet e mbytur dje në vendin e quajtur ”3 Ishujt” Ksamil në Sarandë.
Burimet nga prokuroria bëjnë me dije se janë dy pista hetimi.
Pista e parë është që vdekja mund të ketë qenë aksidentale.
Ndërsa pista e dytë është se ajo mund të jetë goditur nga një mjet lundrues. Prandaj janë shoqëruar disa persona që kanë mjete lundruese (skaf, motor uji) në atë zonë.
Gjithashtu mësohet se prokuroria ka në dorë disa gjurmë, për të cilat do të kryhen ekspertimet e duhura.
Dje policia deklaroi: “ Nga kqyrja paraprake në trupin e pa jetë janë konstatuar dëmtime dhe prerje në trupin e vajzës (në bërryl dhe në shpatullën e majtë).”