• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdekja e 23-vjeçarit në Shkopet, gazetarja tregon pistat ku po hetohet

09/07/2025
Vdekja e 23-vjeçarit në Shkopet, gazetarja tregon pistat ku po hetohet

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në shpatin e liqenit të Shkopetit, pak metra larg ujit.
Nga këqyrja e trupit të viktimës janë vërejtur disa mavijosje në pjesën e qafës dhe fytit, shenja këto që kanë shtuar dyshimet se i ri mund të jetë mbytur me litar dhe më pas bashkë me automjetin është hedhur në liqenin e Shkopetit.
Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, u shpreh se shkaqet e ngjarjes mbeten ende enigmë, ndërsa grupi hetimor ka ngritur disa pista të mundshme rreth ngjarjes së rëndë.
Ajo shtoi se pista janë përqendruar tek e shkuara e të riut, pasi ka pasur precedentë në fushën e narkotikëve në Gjermani, por dhe ndonjë konflikt të mundshëm në Burrel.
Sipas gazetares, fakti që prindërit kanë pasur dyshime se djali i tyre mund të jetë rrëmbyer, ata mund të japin informacione të rëndësishme, që mund të çojnë në zbardhjen e motivit.
“Motivi i vrasjes në Shkopet mbetet enigmë. Dyshime janë se mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal në Gjermani ose në Burrel.
Babai, mund të ketë të dhëna të rëndësishme, që mund ti shërbejnë grupit hetimor dhe mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes”, tha gazetarja.
Ajo theksoi se vendi ku ka ndodhur ngjarja nuk ka shumë lëvizje dhe nuk ka as kamera sigurie, që mund të ndihmonin grupin hetimor për të mbledhur të dhëna shtesë.
“Është një rrugë e vjetër, që nuk është shumë e rrahur. Familja dyshonte se ishte rrëmbyer. Edhe kamerat e sigurisë, deri njëfarë momenti kanë kapur lëvizjet, por më vonë është krejt e zbehtë se çfarë mund të këtë ndodhur”, tha ajo.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al