Vdekja e Nexhmije Hoxhës është pasqyruar edhe nga agjencia e madhe, AFP. Në një shkrim thuhet se ajo vdiq në moshën 99-vjeçare.
Ajo ishte gruaja dhe mbrojtësja besnike e ish-diktatorit komunist që e sundoi Shqipërinë për më shumë se 40 vjet, thekson shkrimi.
“Hoxha, e cila jetoi 30 vite më shumë se i shoqi, kurrë nuk tregoi pengim për sundimin e tij të terrorit. Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, e veja vuajti pesë vjet burg për përvetësim të parave publike.
Ajo gjithashtu ishte e përfshirë personalisht në ekzekutime, depërtime dhe arrestime arbitrare që shënuan regjimin e burrit të saj.
Por ajo kurrë nuk e humbi rastin për të lëvduar bashkëshortin e saj, duke e quajtur jo një diktator, por ‘një udhëheqës ideal që dinte të mbronte vendin nga armiqtë e huaj dhe të brendshëm’”, shkruan agjencia.
“Për çfarë duhet të më vijë turp? Pse të kërkoj falje? Nuk pendohem për asgjë dhe nuk ka asgjë për të cilën ndjehem fajtore. Ne vetëm respektuam ligjet në fuqi të asaj kohe,” tha ajo për AFP në një intervistë të vitit 2008.









